Loading…
Qeveria kërcënon KEDS’in për restrikcionet me energji elektrike
  • 16/12/2018 | 19:33

Qeveria kërcënon KEDS’in për restrikcionet me energji elektrike

Avni Arifi, Shefi i Stafit të Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Qeveria e vendit më nuk do të pajtohet me arsyetimet nga Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike (KEDS) për ndërprerjen e energjisë elektrike në vend, përcjellë gazeta Metro.

Deklarata e tij vjen pasi në komunën e Fushë Kosovës dhe të Suharekës sot kishte ndërprerje të gjatë të energjisë elektrike.

Arifi ka theksuar se në mënyrë të pakompromis do t’i vihet fundi, siç është shprehur ai, praktikave të marra të papërgjegjshmërisë e në të cilat viktimë janë qytetarët.

“Sot ka qenë vështirë të jesh qytetarë i Fushë Kosovës dhe Therandës. Në ditë të ftoftë gati Siberike me orë të tëra pa energji elektrike në vitin 2018 është e patolerueshme dhe e padurueshme”, është shprehur ai, nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Facebook, në internet.

“Është arritë nivel ku Qeveria nuk do të pajtohet më me raporte të arsyetimeve të kota për rënie blloqesh, mbingarkime apo renovime të “planifikuara” në pikë të dimrit”, ka deklaruar Arifi.

“Në mënyrë të pakompromis do të i vihet fundi praktikave të marra të papërgjegjshmërisë e në të cilat viktimë janë qytetarët. Mjaft është Mjaft”, përfundon shkrimi i Arifit. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë