Shuma e ndarë nga Qeveria e Kosovës si ndihmë financiare për rindërtimin e Katedrales Notre Dame, është 20 mijë euro raporton Gazeta Metro.
Burimet e Gazetës brenda kryeministrit konfirmuar jo zyrtarisht se Qeveria e Kosovës do ta bëjë të ditur këtë në mbledhjes e saj.
Gazeta mëson se Qeveria kishte në plan të ndajë një shumë më të madhe për këtë rast, por pas ‘zhurmës’ që krijua është zbritur shuma.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme por dhe sot politikanë të shumtë kosovarë dolën kundër këtij vendimi të Qeverisë.
Ndër ta edhe kreu i PSD’së, Shpend Ahmeti dhe Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixihku.
Kujtojmë se, për dallim nga shuma modeste nga ana e Kosovës, Shqipëria ka ndarë 100.000 euro për të njëjtin qëllim./gazetametro.net