Loading…

Qeveria Kurti mban mbledhje sonte, këto janë pikat që do të shqyrtohen

  • 30/04/2021 | 13:16

Qeveria Kurti mban mbledhje sonte, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Qeveria e Kosovës mban mbledhje sonte. Pika e parë ka të bëj më shqyrtimin e Projekt-rregullores për Përcaktimin e Procedurës për Pranimin dhe Trajtimin e Rasteve të Sinjalizimit (MD).


Qeveria e Kosovës pritet që sonte të mbaj mbledhjen e saj të radhës. Gazeta Express ka mësuar se në këtë mbledhje do të diskutohet për tri pika të rendit të ditës.

Pika e dytë do të jetë edhe shqyrtimi i propozim-vendimit për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare, ndaj 35 zyrtarëve dhe 2 entiteteve të Mianmarit/Birmanisë, të përfshirë në abuzime dhe shkelje të rënda, të të drejtave të njeriut, në Mianmar/Birmani.

Ndërsa pika e tretë do të jetë shqyrtimi i raportit tremujor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për periudhën 1 janar-31 mars 2021

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë