Loading…

Qeveria ‘Kurti’ me emërime të reja të zv.ministrave në javën e ardhshme

  • 23/02/2020 | 09:56

Qeveria ‘Kurti’ me emërime të reja të zv.ministrave në javën e ardhshme

Emërime të reja të zëvendësministrave do të ketë gjatë javës së ardhshme në Qeverinë e re, të drejtuar nga Albin Kurti, shkruan Gazeta Metro.


Kështu ka deklaruar nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, i cili ka thënë se gjatë javës së ardhshme do të vazhdohet me plotësimin e pozitave të zëvendësministrave në Qeveri, ku do të ketë edhe emërime të tjera në nivele të ndryshme politike, për t’u formuar kabineti qeveritar.

“Në bazë të ekspertizës dhe mbi parime kryesore që kanë udhëhequr vendimmarrjen në kryesinë e LDK-së. Në këtë frymë, kryetari i LDK-së, ka vendosur që emërimet e dyta në qeveri të jenë këta, javën tjetër besojmë se do të vazhdohet me plotësimin e pozitave të zëvendësministrave në qeveri dhe natyrisht do të ketë emërime tjera në niveleve të ndryshme politike në mënyrë që të formohet kabineti qeveritar dhe me marr mbi vete agjendën programore për zbatim”, ka thënë ai Haziri për EO.

Së fundmi kryeministri Albin Kurti, ka emëruar tre zëvendësministra nga radhët e LDK’së, pas propozimeve që i kanë ardhur para pak ditësh nga kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa.

I pari i Ekzekutivit ka emëruar Ismet Beqirin zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Florian Dushin, zv.ministër në Ministrinë e Drejtësisë dhe Fatbardha Eminin, në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Kështu është vendosur për emërimet e dyta në qeveri nga ky subjekt politik, përderisa ende nuk ka përfunduar i gjithë procesi i emërimeve të zëvendësministrave nëpër të gjitha ministritë.

Koalicioni qeverisës VV-LDK, janë dakorduar që t’ formojnë 15 ministri, të kenë dy zv.kryeministra dhe rreth 35 zv.ministra. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë