Loading…

‘Qeveria Kurti në vend që të mbajë premtimin për reciprocitet ndaj Serbisë, provokon të tjerët që të vendosin reciprocitet për qytetarët e saj’

  • 22/01/2022 | 21:55

‘Qeveria Kurti në vend që të mbajë premtimin për reciprocitet ndaj Serbisë, provokon të tjerët që të vendosin reciprocitet për qytetarët e saj’

Botuesi i gazetës KOHA, Arben Ratkoceri, ka kritikuar vendimin e Qeverisë Kurti ku qytetarëve që hynë në Kosovë u kërkohen tre doza të vaksinës, përfshirë edhe ata nga Shqipëria, shkruan Gazeta Metro.


Ratkoceri, përmes një postimi në Facebook, tha se Kosova kufirin e ka mbyllur vetëm për shqiptarët e Shqipërisë dhe ata të Maqedonisë, pasi tani ka pak të ardhur nga diaspora.

E sipas Ratkocerit vendimi është edhe më banal kur dihet se situate epidemiologjike në tri vendet është pothuajse e njëjtë, por edhe në shumë vende të BE’së.

‘’ Vendimi duket edhe më banal sepse situata epidemiologjike në të tre këto shtete thuajse është e njejtë, si dhe në shumë vende të BE-së ka filluar debati për largimin e plotë të kufizimeve pavarësisht situatës epidemiologjike’’, shkroi Ratkoceri.

Ai tutje tha se Kosova ka vite që ankohet për liberalizim të vizave, kurse bashkombasit e saj përtej kufirit i penalizon me ‘’viza kovidiane’’.

Postimi i plotë:

Edhe pse juridikisht duket ndryshe, por realisht dhe faktikisht Kosova kufirin e ka mbyll vetëm për qytetarët e Shqipërisë dhe shqiptarët e Maqedonisë e të Luginës. Tani kur diaspora është kthyer, këta janë shumica apsolute që vizitojnë Kosovën, ndërsa të tjerët janë thuaj se inekzistent. Vendimi duket edhe më banal sepse situata epidemiologjike në të tre këto shtete thuajse është e njejtë, si dhe në shumë vende të BE-së ka filluar debati për largimin e plotë të kufizimeve pavarësisht situatës epidemiologjike./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë