Loading…

Qeveria Kurti për tre muaj shpenzoi 521.0 milionë euro

  • 04/06/2021 | 15:13

Qeveria Kurti për tre muaj shpenzoi 521.0 milionë euro

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka njoftuar se Qeveria e Kosovës me kabinetin Kurti, gjatë tre muajve të parë të qeverisjes ka shpenzuar 521.0 milionë euro, shkruan Gazeta Metro.


ASK’ja ka njoftuar se në tremujorin e parë të këtij viti të hyrat e Qeverisë së Kosovës ishin 523.6 milionë euro. Kurse, shpenzimet gjatë kësaj kohe ishin 521.0 milionë euro.

“Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 64.3% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave. Gjithsej shpenzimet e Qeverisë së përgjithshme në TM1 2021 ishin 521.0 milionë euro, ndërsa shpenzimet në TM1 2020 ishin 400.3 milionë euro. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: kompensimi i punëtorëve (32.6%); kontributet sociale dhe përfitimet (28.8%); konsumi i ndërmjetëm (11.5%); dhe formimi i kapitalit bruto (10.0%). Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve”, thuhet në njoftim.

Të hyrat e Qeverisë së përgjithshme në tremujorin e parë të këtij viti ishin 523.6 milionë euro, ku është një rritje, krahasuar me të hyrat në tremujorit të parë të vitit 2020, që ishin 402.4 milionë euro./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë