Loading…

Qeveria Kurti shkarkon dy ish-ushtarët e UÇK-së, Fatmir Sfishta dhe Nezir Çoçaj, nga pozitat e tyre

  • 21/09/2023 | 19:09

Qeveria Kurti shkarkon dy ish-ushtarët e UÇK-së, Fatmir Sfishta dhe Nezir Çoçaj, nga pozitat e tyre

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se po i përndjek ish-ushtarët e UÇK-së.


Përmes një postimi në Facebook, Musliu ka shkruar se dy ish-ushtarët e UÇK-së, Fatmir Sfishta dhe Nezir Çoçaj, janë shkarkuar nga pozitat që po i mbanin.

Musliu u shpreh se kjo është Qeveria më anti-kombëtare.

Ky është postimi i saj i plotë:

Perndjekja e Albin Kurtit ndaj ushtarëve të UÇK-së po vazhdon në menyra të ndryeshme! Ai nuk kursen asnjë rast për ti goditur e degniruar të gjithë ata qe kanë në ADN-në e tyre UÇK- në. Goditja e fundit erdhi për dy ushtaret e UÇK-së të cilet u shkarkuan nga detyra, Fatmir Sfidsta drejtor i Qendrës së Studentëve dhe Nezir Çoçaj
drejtor ei Institutit Pedagogjik. Qeveri ma antikombetare Kosova s’ka pas asnjëher./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë