Loading…

Qeveria Kurti vazhdon të akuzoj PLAN’in për dështim në veri të Kosovës

  • 05/04/2020 | 21:59

Qeveria Kurti vazhdon të akuzoj PLAN’in për dështim në veri të Kosovës

Ministrja në detyrë e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka vazhduar të fajësoj subjektet politike në opozitë, siç i ka quajtur ajo PLAN’in, për dështimin e Qeverisë Kurti për të shtri sovranitetin në Veri të Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


Haxhiu ka lavdëruar punën e institucioneve në menaxhimin e situatës së krijuar me koronavirus, si pasoj e të cilit deri më tash janë konfirmuar 145 raste, prej tyre pesë të reja vetëm sot, ndërsa ka vazhduar të fajësoj partitë e PLAN’it për dështimin e  Qeverisë pjesë e të cilës është edhe Haxhiu.

Haxhiu në një postim në Facebook shkruan se qytetarët, partitë e PLAN’it, do t’i mbajnë në mend vetëm për tendencën e përhapjes së panikut dhe përçarjes në këtë kohë pandemie, në vend që të ishin krah institucioneve dhe të ndihmojnë në këto ditë të vështira.

“Ata që dështuan të krijojnë situata të jashtëzakonshme në letër, dje u përpoqën të nxisin incidente në terren. Të dashur qytetarë, ruajeni qetësinë, shmangni deklaratat e tyre me motive përçarëse dhe vazhdoni t’i besoni atyre që po bëjnë çmos për të shpëtuar jetët e njerëzve, stafit mjekësorë e po ashtu edhe policisë, ashtu siç keni bërë deri tash”, porosit Haxhiu.

Ndërsa, Qeveria Kurti ka dështuar që të shtri sovranitetin në Veriun e Kosovës, ku atje, me urdhrin e institucioneve të Serbisë është futur nën gjendjen e jashtëzakonshme kjo pjesë, ndërsa të premten janë futur në karantinë dy komunat e veriut, Zveçanit dhe Mitrovica e Veriut..

Edh kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një video të publikuar së fundi, ka kërkuar fajin diku tjetër, ai ka thënë se politikanë në Serbi e Kosovë dëshirojnë konflikt në Veri të Kosovës për të realizuar planin për shkëmbim territorial.

Zëvendëskryeministri në detyrë Haki Abazi, gjithashtu ka gjetur kohë të akuzoj të tjerët, i cili ka thënë thënë se veriu i Kosovës është ndarë shkaku i presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, krejt këto akuza kanë ardhur si pasoj e dështimit të institucioneve të Kosovës që të shtrinë dorën edhe në atë pjesë të Kosovës.

Sipas Abazit dhe teorive të tij të konspirative, komploti kundër shtetit po vazhdon faji edhe i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë