Loading…

Qeveria mbështet projektligjin për vlerat e luftës, kundër dy ministrat serbë

  • 14/07/2020 | 14:00

Qeveria mbështet projektligjin për vlerat e luftës, kundër dy ministrat serbë

Qeveria e Republikës së Kosovës, në pajtim me përfundimet e Kuvendit të Republikës së Kosovës ka dhënë mendimin për nismën legjislative për Projektligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


Në opinionin për përputhshmërinë me legjislacionin e Bashkimit Evropian, thuhet se dispozitat e kësaj fushe nuk janë të rregulluara me legjislacionin e BE-së dhe si e tillë mbetet në kompetencë të rregullimit të brendshëm për vendet e Bashkimit Evropian.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka shprehur përkrahjen e saj për projektligjin dhe ka theksuar se miratimi i tij do të kompletojë infrastrukturën ligjore për mbrojtjen dhe respektimin e vlerave të luftës, sakrificën, angazhimin dhe kontributin e UÇK-së për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, tha se në pajtim me përfundimin e Kuvendit materiali është i gatshëm dhe mund t’i procedohet Kuvendit të Kosovës.

“Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës me datë 08 qershor 2020 ka nxjerrë përfundimin nëpërmjet të cilit i është kërkuar Qeverisë së Republikës së Kosovës që të paraqes mendim lidhur me Projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së. Ndikimit buxhetor dhe deklaratën për përafrim me legjislacionin e BE-së të këtij projektligji. Në pajtim me përfundimin e Kuvendit materiali është i gatshëm dhe mund të procedohet Kuvendit të Kosovës”, tha ai.

Kundër ka votuar zëvendëskryeministri dhe ministri i Pushtetit Lokal, Goran Rakiq dhe ministri për Komunitete dhe kthim Dalibor Jevtiq.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë