Loading…

Qeveria merr vendim: Hapen çerdhet, kafiteritë, kufijtë dhe qendrat tregtare

  • 31/05/2020 | 18:38

Qeveria merr vendim: Hapen çerdhet, kafiteritë, kufijtë dhe qendrat tregtare

Qeveria në detyrë e kryesuar nga Albin Kurti, në mbledhjen e sotme ka marrë vendimin t’i shfuqizojë disa nga vendimet që kishte ndërmarrë për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, transmeton Gazeta Metro.


Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka prezantuar vendimet të cilat më pas u votuan në mbledhjen e Qeverisë, ndër të cilat hyn edhe rihapja e kopshteve dhe çerdheve, hapja e kufijve dhe të gjitha pikave kufitare në Kosovë.

Tutje bëhet e ditur se do të shfuqizohet edhe vendimi për mbylljen e kafiterive, bareve e restauranteve dhe qendrave tregtare.

“Rihapja e kopshteve dhe çerdheve mosha 0-5 vjeç, përgatitjet për testin e arritshmërisë, kthimi në shkollë i klasëve të nënta, organizimi i ambientit për testin e maturës. Të shfuqizohet vendimi për vetizolim. Të shfuqizohet vendimi për mbylljen e kufijve, të hapen të gjitha pikat kufitare në Kosovë. Ata që vijnë nga jashtë dhe nuk e kanë kryer testin në afat kohor jo më shumë se 4 ditë, detyrohen të vetizolohen për shtatë ditë. Shfuqizohet mbyllja e kafiterive, bareve restoranteve dhe qendrave tregtare”, tha Vitia.

Vitia bëri të ditur se më 20 qershor do të bëhet vlerësimi i masave.

Vitia shtoi se gjatë kësaj kohe do të ketë kontrolle të rrepta, për të parë nëse po respektohen masat e duhura në parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID0-19.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë