Loading…

Qeveria merr vendim për regjistrim të popullsisë në vitin e ardhshëm

  • 30/09/2022 | 17:46

Qeveria merr vendim për regjistrim të popullsisë në vitin e ardhshëm

Kabineti qeveritar ka miratuar vendimin për regjistrimin e popullsisë që do të bëhet nga 1 shtatori deri më 17 tetor të vitit të ardhshëm.


Ky vendim u mor në mbledhjen e sotme të qeverisë, ku shefi i ekzekutivit, Albin Kurti deklaroi se do të ndihmojë në procesin e integrimeve evropiane.

Para kabinetit qeveritar ai ka propozuar vendimin për regjistrimin e popullsisë që do të zgjas një muaj e gjysmë.

“Regjistrimi do të ndihmojë vendin tonë edhe në procesin e integrimeve evropiane përmes pasqyrimit të saktë të të dhënave demografike e socio-ekonomike. Në lidhje me regjistrimin e popullsisë është e nevojshme të miratojmë datën e fillimit dhe përfundimit të regjistrimit, për planifikim dhe detaje përcjellëse është përgjegjëse ASK, tani në Zyrën e Kryeministrit. Kemi paraparë një afat prej një muaj e gjysmë, prej 1 shtatorit deri më 17 tetor të vitit 2023”, ka njoftuar Kurti.

Regjistrimi i popullsisë ishte planifikuar të bëhet vitin e kaluar, por më pas u shty për dy vjet.

Kabineti qeveritar ka miratuar edhe rregulloren për orarin e punës dhe pushimet e zyrtarëve publikë. Kryeministri Albin Kurti theksoi se kjo projekt-rregullore do të përcaktojë kriteret, procedurat dhe rregullat për përcaktimin e orarit të punës.

Kurti: Projekt-rregullorja gjithashtu përcakton edhe llojet e pushimeve dhe afatet për shfrytëzimin e tyre

“Kjo projekt-rregullore do të përcaktojë do të përcaktojë, kriteret, procedurat dhe rregullat për përcaktimin e orarit të punës të zyrtarëve publik si dhe mënyrën e shfrytëzimit të së drejtës së pushimit. Projekt-rregullorja gjithashtu përcakton edhe llojet e pushimeve dhe afatet për shfrytëzimin e tyre”, ka thënë Kurti.

E, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla shtoi se kjo projekt-rregullore përcakton llojet e pushimeve, afatet për shfrytëzimin e tyre.

“Rregullorja përcakton në mënyrë të qartë llojet e pushimeve, afatet për shfrytëzimin e tyre si dhe synon që të përcaktohen saktë rregullat e veçanta me qëllim të evitimit të problemeve të evidentuara gjatë zbatimit në praktikë të kësaj rregullore. Andaj duke marrë në konsideratë rëndësinë e çështjeve të lartpërmendura që i rregullon kjo projekt-rregullore kërkoj nga ju miratimin”, ka theksuar Sveçla.

Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe Komisionin Qendror për Vlerësimin e Dëmeve të Shkaktuara në të mirat materiale nga ndikimi i fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera.

Në mbledhjen e sotme është miratuar edhe raporti vjetor i punës së Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2021. Shefi i ekzekutivit, Albin Kurti ka bërë të ditur se ASK ka realizuar 65 produkte statistikore, 119 raporte statistikore të publikuara, 113 prej tyre janë realizuar në kohë duke përmbushur mbi 90 për qind të programit të hulumtimeve statistikore.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë