Loading…

Qeveria merr vendim për rimbursimin e qytetarëve që kanë tërhequr 10% nga Trusti

  • 08/06/2021 | 16:10

Qeveria merr vendim për rimbursimin e qytetarëve që kanë tërhequr 10% nga Trusti

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës në të cilën janë bërë disa propozim-vendime radhazi përgjatë gjithë mbledhjes.


Me këtë rast Ministri i Financave, Hekuran Murati ka paraqitur propozim-vendimin për rimbursimin e atyre qytetarë që kanë tërhequr 10 përqindëshin e kursimeve nga Trusti.

Qeveria ka miratuar propozim-vendimin, pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Ministri Hekuran Murati në propozim theksoi se ky propozim-vendim është si obligim për Rimëkëmbjen Ekonomike gjatë pandemisë, ku meqë rast autorizohet Qeveria e Kosovës që në konsultim me Fondin Pensional dhe Kursimeve Pensionale përmes një vendimi të përcaktojë metodologjinë për rimbursimin e personave që kanë tërhequr 10% nga Trusti.

“Përcaktohet që rimbursimi do të fillojë nga vitit fiskal 2023 dhe do të vazhdojë në vitet pasuese. Shuma përcaktuese do të caktohet përmes ligjit. Ky ligj do të sigurojë më tepër siguri fiskale. Duke konsideruar vendimin e propozuar sot si të nevojshëm për zbatimin e obligimeve ligjore, ju ftoj ta aprovoni në këtë mbledhje”, tha ndër të tjerash ministri Murati në fjalën e tij.

Ndryshe përgjatë përballjes me situatën e krijuar nga virusi COVID-19, qytetarëve iu mundësua që të bëjnë tërheqjen e 10% të Trustit, në mënyrë që stabiliteti i tyre financiar të jetë më i lehtë, e më pas edhe të rimbursohen.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë