Loading…

Qeveria merr vendim për rregullimin e çmimit të derivateve të naftës

  • 22/06/2022 | 10:46

Qeveria merr vendim për rregullimin e çmimit të derivateve të naftës

Qeveria në mbledhjen që po mbahet ka miratuar me shumicë votash propozimin e Ministrisë së Tregtisë për rregullimin e çmimit të karburanteve të naftës në vend, shkruan Gazeta Metro.


Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, në fjalën para kabinetit qeveritar tha se si ministri kanë vërejtur mospërputhje në çmimin e naftës në treg dhe propozimi ka të bëjë me mbrojtjen e konsumatorit.

“Qeveria me akt nënligjor të përcaktojë çmimin e karburanteve të naftës që bëhet për të mbrojtur konsumatorin dhe për të rregulluar konkurrencën. Në bazë të evidencave që ka Ministria e Tregtisë, ka mospërputhje në çmimet e naftës. Udhëzimi në fjalë është përgatitur në koordinim me Ministrinë e Financave dhe me këtë udhëzim propozoj përcaktimin e menjëhershëm të çmimit të naftës. Në emër të Ministrisë së Tregtisë i propozoj qeverisë për rregullimin e çmimit të karburanteve të naftës”, tha Hajdari.

Kabineti qeveritar me shumicë votash miratoi propozimin e Ministrisë së Tregtisë, Indrustrisë dhe Ndërmarrësisë.

Ditë më parë Shoqata e Naftëtarëve ka dalë kundër vendimit të paralajmëruar të Qeverisë për rregullimin e çmimeve të derivateve në vend, sipas së cilit parashihen kufizime në fitimet e naftëtarëve. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë