Loading…

Qeveria merr vendim që të lejohet eksporti i miellit, vajit dhe sheqerit

  • 14/09/2022 | 11:25

Qeveria merr vendim që të lejohet eksporti i miellit, vajit dhe sheqerit

Qeveria e Kosovës ka miratuar shfuqizimin e vendimit për ndalimin e eksportit për produktet themelore agroushqimore, i miratuar më 13 prill të këtij viti në periudhën e krizës së furnizimit me këto produkte.


Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka bërë të ditur se në bazë të të dhënave të Doganës së Kosovës, mielli, vaji, sheqeri dhe produktet e tjera themelore agroushqimore po importohen mjaftueshme në Kosovë.

“Qeveria e RKS me vendimin 01/69 të datës 13 prill ka bërë ndalimin e përkohshëm të eksportit. Ky vendim është marrë me qëllim të sigurimit të sasisë së mjaftueshme të produkteve ushqimore. Sa i përket eksportit të vajit dhe grurit ju njoftoj se ministria ka nënshkruar marrëveshje me produktet e vajit me prodhuesit vendor. Në të dhënat ditore nga Dogana e Kosovës po ashtu evidentojmë se në Kosovë vazhdimisht po importohen produktet themelore agroushqimore”, deklaroi ajo.

“Andaj, ministria me kujdes të veçantë për qytetarët dhe prodhuesit vendorë propozon që të shfuqizohet vendimi 01/69 për ndalimin e eksportit dhe rieksportin e produkteve themelore agroushqimore”, përfundoi ministrja Hajdari.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë