Loading…

Qeveria miraton buxhetin për vitin 2022 në vlerë prej 2 miliardë e 748 milionë euro

  • 29/10/2021 | 17:51

Qeveria miraton buxhetin për vitin 2022 në vlerë prej 2 miliardë e 748 milionë euro

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin e Buxhetit për vitin 2022 në vlerë prej 2 miliardë e 748 milionë euro, 8.7 për qind krahasuar me buxhetin e rishikuar të këtij viti, apo 220 milionë euro më shumë.


Nga ky buxhet, për herë të parë, sipas kryeministrit Albin Kurti, do të ndahen mbi 100 milionë euro për Ushtrinë e Kosovës.

Ai ka thënë se synimi është që brenda mandatit të rritet përqindja e ndarjes për Ushtrinë deri në 2 për qind të Bruto Produktit Vendor, siç kërkon standardi i NATO-s.

Kryeministri Kurti në fjalimin e tij në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se “këso buxheti s’ka pasur kurrë Kosova”.

Ai ka thënë se me këto mjete do të niset ndërtimi i 50 çerdheve në gjithë vendin, 45 milionë euro do të ndahen për të mbështetur lehonat dhe shtesat për fëmijë, s’do të ketë pensione nën 100 euro e do të ndahen 50 milionë euro për borxhet nga shpronësimet, e 40 milionë euro për Trepçën dhe Telekomin.

“Do të fillojmë ndërtimin e 50 çerdheve me këtë buxhet. 45 milion euro për të mbështetur lehonat. Kemi bërë studime falas 2000 bursa shtesë. Kemi shtuar 35 milion euro të skemave sociale. Kemi shtuar 24 milion euro buxhet për sigurimin e barnave. Kemi ndarë 20 milion euro për të rinjtë. Kemi rritur buxhet për kulturë rini dhe sport. Kemi rritur buxhetin për bujqësi mbi 70 milion euro. Prodhuesit do ti mbështesim me 40 milion euro. 40 milion për investime në Trepçë e Telekom. Do të furnizojmë policinë e zjarrfikësit. Mbi 100 milion euro për ushtri. Këto e shumë investime tjera janë bërë të mundur në 6 muaj qeverisje”, tha Kurti.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se objektivat janë ringjallja ekonomike, riorientimi i ekonomisë drejt prodhimit dhe përkrahja e punësimit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë