Loading…

Qeveria miraton draft-strategjinë në arsim, kostoja mbi 320 milionë euro

  • 30/09/2022 | 17:01

Qeveria miraton draft-strategjinë në arsim, kostoja mbi 320 milionë euro

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar edhe draftin e strategjisë së arsimit për periudhën 2022-2026.


Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci tha se puna në këtë strategji ka zgjatur 9 muaj.

Ajo tha se për këtë strategji e cila ka 5 fusha prioritare kostoja financiare është mbi 320 milionë euro.

“Dokumenti i strategjisë së arsimit është i organizuar në 5 fusha prioritare tematike, edukimi për fëmijën e hershme, arsimi parauniversitar, arsimi dhe aftësimi profesional dhe arsimi i të rriturve dhe arsimi i lartë dhe digjitalizimi i arsimit.”

“Në pajtim me standardet e planifikimit secili nga këto fusha është përcaktuar nga një objektiv strategjik i cili është zbërthyer pastaj në objektiva specifik, është hartuar edhe plani i veprimit dhe është vlerësuar kostoja financiare e zbatimit të kësaj strategjie e cila është në lartësi prej 323 milionë eurove, ndërkaq deri më tani janë siguruar rreth 70% të kësaj shume”, theksoi ajo.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë