Loading…

Qeveria miraton listën e re të pakos fiskale

  • 17/07/2017 | 09:57

Qeveria miraton listën e re të pakos fiskale

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot, ka miratuar listën e masave të Pakos Fiskale 2.0.


Ministri në largim i Financave Avdullah Hoti tha se kanë punuar për të fuqizuar sektorin privat ndërkohë kërkoi nga kabineti qeveritar që t’i miratojnë këto masa dhe ato një nga një të futen në qeverisje, transmeton gazetametro.net.

Zëvendëskryeministri në largim, Ramiz Kelmendi, tha se lista e pakos fiskale 2 është elementi i fundit që prodhimtarinë vendore e vendos të barabartë me prodhuesit e shteteve  të regjionit.

Sipas Kelmendit  kjo është një e arritur historike e Qeverisë për Kosovën dhe prodhuesit vendor.

Ministri në largim i Bujqësisë Memli Krasniqi tha se meritojnë përgëzime të gjithë ata që kanë punuar në finalizimin e listës së masave fiskale.

Janë vendime që do të vazhdojnë avancimin dhe lehtësimin e ambientit të të bërit biznes. Pikat që i kam ngritur si shqetësime për sektorin e bujqësisë që flet për lirimin nga tatimi doganor për produktet si  lëndë e parë”, tha Krasniqi.

Ndërsa kryeministri në largim Isa Mustafa  ka thënë se propozimet të merren parasysh dhe si të tilla të definohen. Sipas tij, Qeveria e ardhshme ta ketë të qartë se çfarë është aprovuar rreth këtyre masave.

“Sa i përket lëndëve të para bujqësore dhe sa i përket akcizës për verën e prodhuar të gjitha të definohen qartë”, tha Mustafa.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë