Loading…

Qeveria Mustafa ‘kapi’ shtetin sipas modelit të PDK’së

  • 12/05/2017 | 08:25

Qeveria Mustafa ‘kapi’ shtetin sipas modelit të PDK’së

Rrëzimi i Qeverisë me votat e PDK’së e la pa asnjë “maskë” Kadri Veselin dhe bashkëpunëtorët të tij, është akuza të cilën LDK’ja e hodhi në publik pak orë pas votimit të mocionit.


Të inkriminuar, me probleme të thella me ligjin dhe kapje të gjithanshme të shtetit janë akuzat, të cilat LDK’ja i riktheu në diskursin e vet për PDK’në, shkruan sot Koha Ditore.

Madje partia që drejton Isa Mustafa e shpalli të pavlefshme Marrëveshjen e koalicionit, duke mos e njohur asnjë pikë dhe asnjë rezultat politik të saj. Rezultat politik i saj nuk ishte vetëm zgjedhja e Hashim Thaçit president, të cilin tani LDK-ja nuk po e njeh.

Por ishte edhe ndarja e pushtetit mes dy partive sipas formulës 50-50, duke përfshirë institucionet dhe bordet e agjencive që kanë kompetenca të veprojnë të pavarura dhe të pandikuara politikisht. Në mënyrë të barabartë PDK-ja dhe LDK-ja i ndanë edhe postet diplomatike.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë