Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, saktësisht inspektorati i kësaj ministrie, ka marrë vendim të enjten që të ndalohen punimet në murin pranë urës së Ibrit në Mitrovicë.
Në mur të enjten është vendosur njoftimi që janë ndaluar punimet. Vendimi shihet se është marrë dje, datë që shkruan në vendim.
Ky mur sipas institucioneve të Kosovës është jashtë marrëveshjes për rivitalizim të urës dhe është i jashtëligjshëm.
“Radiokontaktplus” ka publikuar vendimin nga MMPH-ja./gazetametro.net