Loading…
Qeveria ndan 34 milionë euro për ndërrimin e filtrave të “TC Kosova B”
  • 05/06/2019 | 20:31

Qeveria ndan 34 milionë euro për ndërrimin e filtrave të “TC Kosova B”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Qeveria e Kosovës që nga fillimi i mandatit është përkujdesur ndaj mjedisit.


Ai ka deklaruar se Qeveria ka krijuar një task forcë ndërministrore për veprime konkrete kundër ndotjes së ajrit.

Kreu i Qeverisë ka thënë po ashtu ka njoftuar se janë ndar 34 milionë euro për ndërrimin e filtrave të “TC Kosova B”.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Qeveria e Kosovës që nga fillimi i mandatit e vendosi përkujdesjen ndaj mjedisit si njërën nga prioritetet e saj.

Sot, në Ditën Botërore të Mjedisit që na kujton rritjen tonë të vetëdijësmit dhe ruajtjes së Ambientit, Kosova është futur në linjë me vendet botërore që janë model në ruajtjen e hapësirës ku jetojnë.

-Qeveria e Kosovës ka krijuar task forcën ndërministrore për veprimet konkrete kundër ndotjes së ajrit prej së cilës rodhën vendime të rëndësishme.

-Janë ndarë 34 milionë euro për ndërrimin e filtrave të TC Kosova B.

– Ka bërë rritjen e kapaciteteve në sistemin e ko-gjenerimit dhe hapjen e dyerve për projekte me energji të ripërtëritshme që do të ndikojë dukshëm në përmirësimin e ajrit.

-Qeveria krijoi task forcën për pastrimin e Kosovës.

Por, vetëm bashkërisht mund ta përmirësojmë jetesën në vendin tonë!.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë