Loading…

Qeveria ndanë 15 milionë euro për luftimin e pandemisë

  • 08/06/2021 | 16:40

Qeveria ndanë 15 milionë euro për luftimin e pandemisë

Qeveria e Kosovës ka ndarë edhe 15 milionë euro për luftimin e pandemisë COVID-19, shkruan Gazeta Metro.


Ministri i Financave, Punës dhe Transfere, Hekuran Murati njoftoi se mjete do të shfrytëzohen për forcimin e kapaciteteve shëndetësor në parandalimin, zbulimin dhe reagimin ndaj pandemisë.

“Në këtë pikë të rendit të ditës paraqes për aprovim nismën për negocimin e financimit shtesë për projektin emergjent të Kosovës për COVID-19, në mes të Republikës së Kosovës që përfaqësohet nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim marrëveshja e financimit shtesë kap totale prej 15 milionë eurove dhe vjen si vazhdimësi e marrëveshjes bazë e nënshkruar më datën 29 qershor 2020 me ANZH. Mjetet financiare të kësaj kredie shtesë do destinohen si vazhdimësi e përgjigjes ndaj pandemisë COVID-19, dhe pikë kyçe do mbetet forcimi i kapacitetit shëndetësor në parandalimin, zbulimin dhe reagimin ndaj pandemisë. Veçanërisht marrëveshja ka synim mbështetjen për prokurim dhe distribuuim të vaksinave kundër COVID-19 përfshirë edhe financimin retoraktiv të buxhetit të shpenzuar tashmë në këtë drejtim”, tha Murati./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë