Loading…

Qeveria ndanë 150 mijë euro për Deçanin

  • 14/07/2021 | 16:28

Qeveria ndanë 150 mijë euro për Deçanin

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka propozuar ndarjen e 150 mijë eurove për Komunën e Deçanit.


Në fjalën e tij në mbledhje të Qeverisë së Kosovës, Krasniqi ka thënë se 150 mijë eurot do të shfrytëzohen për financim të rregullimit të sistemit të ujësjellësit, pas situatës së dyshimtë të helmimit të shumë qytetarëve të kësaj komune.

“Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, duke marrë parasysh situatën e rënduar pas shpalljes së gjendjes së emergjencës së jashtëzakonshme nga Komuna e Deçanit bazuar në mandatin ligjor për mbështetje të komunave si dhe në Ligjin mbi ndarjen buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës përmes programit për zhvillim të infrastrukturës socio-ekonomike dhe bashkëpunimit ndër komunal do të ndajë mjete financiare në vlerë prej 150,000.00 Euro për mbështetje të Komunës së Deçanit për financim të projektit për trajtimin dhe rregullim e sistemit të ujësjellësit, në mënyrë që një situatë e tillë të mos përsëritet më” ka thënë ministri Krasniqi në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë