Loading…

Qeveria ndanë 4.5 milionë euro për blerjen e dronëve

  • 14/07/2021 | 17:23

Qeveria ndanë 4.5 milionë euro për blerjen e dronëve

Qeveria e Kosovës ka ndarë sot 4.5 milionë euro për blerjen e dronëve ushtarakë, shkruan Gazeta Metro.


Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, tha se këto mjete merren nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike.

“Në shumën prej 4.5 milionë euro, mjetet e ndara merren nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike, kategoria e shpenzimeve, subvencioneve dhe transferove, transferohen në Ministrinë e Mbrojtjes në kategorinë shpenzime kapitale në nënprogramin Forca e Sigurisë së Kosovës në projektin sistemet e armatimit sipas kërkesës së Ministrisë së Mbrojtjes”, tha ai.

Mjetet e sofistikuara ajrore do të shërbejnë për rritjen e kapaciteteve për vëzhgim dhe zbulim dhe do të blihen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë