Loading…

Qeveria ndau 50 milionë euro për fshirjen e borxhit, por veç borxhi i brendshëm është mbi 1 miliard euro

  • 30/10/2021 | 19:22

Qeveria ndau 50 milionë euro për fshirjen e borxhit, por veç borxhi i brendshëm është mbi 1 miliard euro

Qeveria Kurti ka miratuar të premten Projektligjin e buxhetit për vitin 2022. Buxheti është paraparë të jetë në vlerën prej 2,748 milionë euro.


Në projekt-buxhetin e Qeverisë për vitin 2022 janë caktuar objektivat ku synohet konsumimi i ringjalljes së ekonomisë, orientime e ekonomisë drejt prodhimit, e shumëçka tjetër.

Në buxhetin prej 2,748 milionë euro, 50 milionë prej tyre janë paraparë për shlyerjen e borxheve. Por, shuma që qeveria ka borxh ndaj palëve të ndryshme brenda Kosovës kalon shifrën 1 milionë euro.

Sipas të dhënat e tremujorit të tretë të vitit 2021 të borxhit të përgjithshëm, deri më 30 shtator borxhi i përgjithshëm ka qenë 1 miliard e 655 milionë euro.

Nga kjo shumë vetëm borxh i brendshëm është 1 miliard e 085 milionë euro. Borxhi ndërkombëtar deri më atë datë ka qenë në shifrën prej 569 milionë euro.

Borxhi i Përgjithshëm përkufizohet me Ligjin për Borxhet Publike si tërësia e Borxhit Shtetëror dhe Borxhit Komunal. Borxhi Shtetëror mund të jetë borxh i drejtpërdrejtë apo borxh i nën-huazuar.

Kurse sa i përket juridiksionit të cilit i nënshtrohet, Borxhi i Përgjithshëm mund të ndahet në Borxh Ndërkombëtar dhe në Borxh të Brendshëm – ku Borxhi i Brendshëm i nënshtrohet juridiksionit vendor, ndërsa ai Ndërkombëtar mund t’u nënshtrohet edhe juridiksioneve jashtë Republikës së Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë