Loading…

Qeveria në detyrë nuk procedon projektbuxhetin 2020, ligjërisht është e obliguar

  • 27/10/2019 | 12:04

Qeveria në detyrë nuk procedon projektbuxhetin 2020, ligjërisht është e obliguar

Ndonëse Qeveria në detyrë është në prag të afateve ligjore për procedimin e projektbuxhetit për vitin 2020, Ministria e Financave për shkak të rrethanës politike në vend ende nuk e ka proceduar draftbuxhetin final për miratim në Qeveri, transmeton Gazeta Metro.


Ndonëse, analistë për çështje financiare pohojnë se ligji për menaxhimin e financave publike e parasheh që draftbuxheti të miratohet brenda qeverisë deri më datën 31 tetor dhe nuk parasheh ndonjë situatë ndryshe në rast se ka zgjedhje apo qeveri në detyrë.

Këshilltari i ministrit të Financave, Lulëzim Rafuna thotë për kp, se Ministria e Financave me kohë i ka marrë të gjitha veprimet dhe të gjithë hapat të cilët janë të paraparë me ligj, por për shkak të rrethanave të reja të krijuara, sidomos me Kuvendin e Kosovës, nuk është proceduar mëtej projektbuxheti për vitin 2020, që është më i lartë se ai i vitit paraprak.

Ai ka dhënë edhe një arsye tjetër, i cili thotë se si MF janë gati që sot ta dërgojnë në qeveri draft-buxhetin, mirëpo sipas Rafunës pas zgjedhjeve të 6 tetorit është krijuar një situatë e re, që sipas tij, dy partitë të cilat janë duke tentuar për të bërë koalicion dhe për të ardhur në qeveri kanë për synim edhe zvogëlimin e ministrive.

Berat Thaqi, analist politikash në Institutin GAP, thotë se Qeveria në detyrë është e obliguar me ligj që deri më 31 tetor ta procedoi projektbuxhetin 2020, pavarësisht rrethanave të krijuara në vend.

Në rast se kërkohet ndryshim buxhetor për reduktimin e ministrive, Thaqi thotë se kjo pastaj është e zgjidhshme ndërmjet ministrit të ardhshëm të Financave dhe komisionit të ri parlamentar për buxhet dhe financa.

Ndërsa, drejtues të Lëvizjes Vetëvendosje që mund të jenë drejtues të Qeverisë së ardhshme, nuk kanë dashur ta komentojnë procesin buxhetor për vitin 2020.

KosovaPress ka kontaktuar me anëtaren e kryesisë së LVV-së, Albulena Haxhiu por nuk ka dashur të flas lidhur me këtë çështje.

Se a mund të ketë krizë buxhetore, Berat Thaqi thotë se deri në fund të muajt shkurt pa u bërë fare konstituimi i Kuvendi, institucionet publike mund të funksionojnë dhe mund të kryejnë pagesa.

Po kështu ka menduar edhe Lulëzim Rafuna, i cili thotë se krizë buxhetore mund të ketë vetëm në muajin prill në qoftë se nuk ka qeveri të re dhe nuk aprovohet ligji i buxhetit. Për muajin janar të vitit 2020, ndarja buxhetore mund të bëhet nga 1/12 e ligjit të buxhetit 2019./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë