Loading…
Qeveria në gjendje kome: PSD ofron votat për opozitën kundër Haradinajt
  • 25/03/2019 | 12:22

Qeveria në gjendje kome: PSD ofron votat për opozitën kundër Haradinajt

Mendohej se ishte patericë e Qeverisë Haradinaj, por jo. Socialdemokratët ofrojnë votat e tyre për opozitën, pēr të rrëzuar Qeverinë Haradinaj, transmeton Gazeta Metro.


Deputetja e PSD-së, Shqipe Pantina thotë se është opozita është ajo e cila ka ngelur, dhe nuk po i intereson rrëzimi i Qeverisë.

Pantina ka konfirmuar për Gazetën Metro se 12 nënshkrimet e deputetëve të PSD-së për rrëzimin e Qeverisë po pushojnë në zyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK’së).

“Ne i kemi bërë në mënyrë publike në seance, dhe i kemi dorëzuar 12 nënshkrime për rrëzim të Qeverisë, ato 12 nënshkrime të deputetëve janë ende në zyrat e LDK-së dhe ne asnjëherë nuk i kemi tërhequr ato, dhe asnjëherë nuk kemi deklaruar se do t’i tërheqim. E vetmja arsye kur ne nuk e votojmë mocionin është kur ajo ngritet nga Lista Srpska, dhe me qëllim të heqjës së taksës”, ka thënë Pantina.

Por rrëzimi a nenkupton zgjedhje apo riformatim. LDK e Isa Mustafës është e interesuar për riformatim të Qeverisë nëse i jepet pozita e kryeministrit, ndërsa për zgjedhje është thënë se edhe ato pëngojnë dialgun dhe ndërhyjnë në dinamikën e bisedimëve të cilat BE-ja dhe Washintoni kërkojnë të kryhen brenda vitit 2019.

Bllokada e proceseve ka vazhduar me vendosjen e taksës,  e cila nga nëntori ka stopuar bisedimet në Bruksel, dhe po vazhdon edhe me tej. Politike në Kosovë tani është  në gjëndje kome.

Edhe deputeti, Dardan Molliqaj e ka thënë se i sfidon LDK’në dhe VV’në që të nisin mocionin e mosbësimit, dhe PSD-ja është e gatshme ta rrëzojë Qeverinë Haradinaj.

“Unë i sfidoj ata që ta nisin një mocion mosbesimin dhe të shohin se si do votojë PSD-ja. Unë iu them që PSD-ja do votojë për rrëzimin e Qeverisë. Nëse ata konsiderojnë që PSD-ja duhet të sillet si pas agjendës së tyre partiake, mendoj që janë duke gabuar”, u shpreh Molliqaj. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë