Loading…

Qeveria nesër pritet të shqyrtojë Projektligjin për Paga

  • 22/11/2022 | 21:45

Qeveria nesër pritet të shqyrtojë Projektligjin për Paga

Projektligji për Paga, nesër mund të dal për shqyrtim në mbledhjen e radhës së Qeverisë së Kosovës.


Gazeta Express ka siguruar një dokument, që mund të ndryshojë, i cili përmban Rendin e Ditës të mbledhjes së 109 të Qeverisë së Kosovës, që do të mbahet nesër, 23 nëntor 2022 nga ora 10:00.

Projektligji për Paga kishte dalë në Konsultim Publik më 15 shtator të këtij viti, në një kohë grevash të punëtorëve të sektorit publik dhe përplasjesh të ashpra mes sindikatave dhe Qeverisë.

Projektligji për Pagat ka për qëllim kryesor përcaktimin dhe rregullimin e sistemit të pagave dhe shpërblimeve për të gjithë të punësuarit që përfitojnë pagë nga buxheti i Kosovës.

Nga kjo kategori e cila mbulohet me këtë projektligj, përjashtohet vetëm Agjencia Kosovare e Inteligjencës, për shkak të natyrës së saj të funksionimit.

Me daljen në konsultim publik, Qeveria kishte publikuar edhe koeficientët për pozitat sipas hirearkisë dhe rëndësisë së institucioneve.

Një koeficient ka vlerën e 120 eurove. Vlerat e koeficientit mund t’i gjeni këtu.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës (SBASHK), e kishte mbyllur grevën njëmujore në fundshtator, pa arritur objektivat e saj. Sindikata, në krye me Rrahman Jasharajn, i ka dhënë kohë Qeverisë që t’i plotësojë kërkesat e saj deri në fundvit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë