Loading…

Qeveria përkrahë krijimin e Zonës së Lirë Ekonomike në Vushtrri

  • 15/09/2020 | 18:58

Qeveria përkrahë krijimin e Zonës së Lirë Ekonomike në Vushtrri

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri është takuar sot me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, me të cilin ka biseduar për projektet zhvillimore të Vushtrrisë.


Ai me këtë rast tha se kryeministri Hoti dhe Qeveria e Kosovës do të përkrahin krijimin e Zonës së Lirë Ekonomike Ndërkombëtare në Vushtrri, te vendi i quajtur kodra e Bajskës dhe se për këtë shumë shpejt do të fillojnë procedurat me ministritë e linjës.

I pari i Vushtrrisë bëri të ditur se kryeministri Hoti është angazhuar personalisht për rritjen e intensitetit të punëve në Magjistralen M2, Prishtinë-Vushtrri-Mitrovicë dhe përfundimin sa më të shpejtë të kësaj rruge jetike.

Po ashtu kemi marrë mbështetjen e kryeministrit dhe Qeverisë Hoti për projektet tjera në Vushtrri, si stacioni i autobusëve dhe projektet tjera infrastrukturore.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë