Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka propozuar që Qeveria e Kosovës të ndajë 500 mijë euro për Përfaqësuesen e Kosovës në futboll, për sukseset e arritura deri më tani në Ligën e Kombeve.
Këto suksese kanë bërë bujë në mediat botërore dhe në komunitetin sportiv ndërkombëtar.
Propozim-vendimin e ka prezantuar në Qeveri, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe ai është aprovuar nga kolegët e tij në kabinetin qeveritar.
Veseli edhe me herët kishte premtuar premi për Kombëtaren, madje milionëshe nëse ajo arrin të kualifikohet në Evropian.