Loading…

Qeveria premton bujqësi më të mirë

  • 09/03/2017 | 15:50

Qeveria premton bujqësi më të mirë

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi, vizitoi Komunën e Junikut, ku u prit nga kryetari i Komunës, Agron Kuçi, njofton kumtesa qeveritare.


Gjatë takimit, Kelmendi është njoftuar nga Kuçi me punën që po bën kjo komunë.

“Do ta kemi një bujqësi më të mirë sesa që e kemi sot dhe besoj se do të arrijmë të kalojmë nga sistemi i dhënies se granteve në sistemin e subvencionimit të kamatave sepse po del se më mirë është që të subvencionojmë kamatën për ata fermerë që janë në gjendje të ballafaqohen me tregun. Çështja e granteve ka qenë në kohën kur ka qenë e domosdoshme mirëmbajtja sociale e njerëzve që nuk kanë pasur njohuri të mjaftueshme për treg”, tha zëvendëskryeministri Kelmendi.

Kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi e ka njoftuar zëvendëskryeministrin me sfidat me të cilat përballet komuna në zhvillimin ekonomik. Ai tha se objektiv strategjik i komunës është zhvillimi i bujqësisë, turizmit dhe ruajtja dhe promovimi i trashëgimisë kulturore.

Zëvendëskryeministri Kelmendi ka zhvilluar një takim me qytetarët e Komunës së Junikut, me përfaqësues të bizneseve, prodhues të kësaj komune dhe me përfaqësues të organizatave joqeveritare.

Një prej kërkesave dhe shqetësimeve të bizneseve ishte zvogëlimi i TVSH për sektorin e bujqësisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë