Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Hajdin Berisha, janë takuar sot në Prishtinë, me kryeministrin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, me të cilin kanë biseduar për vazhdimin e trajtimit të etheve hemorragjike krime kongo (EHKK), edhe gjatë vitit 2017.
Kryeministri Mustafa, ka premtuar se do angazhohet, që Ministria e Bujqësisë, të kryej obligimet, sipas strategjisë nacionale për parandalimin dhe luftimin e EHKK, njofton kumtesa komunale, përcjell gazetametro.net
Pas takimit, kryetari Begaj, ka konfirmuar, se në takim kanë biseduar lidhur me EHKK dhe se kanë kërkuar nga kryeministri i vendit, që të angazhohet, që Ministria e Bujqësisë të kryej obligimet, bazuar në strategjinë nacionale për luftimin dhe parandalimin e EHKK.
Kërkesa për trajnimin e EHKK, ka ardhur, pasi në takimin e Këshillit Ndërministror për trajtimin e EHKK, nga ana e Ministrisë së Bujqësisë, është e bërë e ditur se nuk kanë ndarë fond për spërkatjen e zonave endemike. /gazetametro.net