Loading…

Qeveria publikon kalkulatorin që tregon sa është subvencionuar rryma

  • 26/10/2022 | 12:40

Qeveria publikon kalkulatorin që tregon sa është subvencionuar rryma

Qeveria e Kosovës ka publikuar të mërkurën një vegëz në të cilën ka njoftuar qytetarët se pasqyron atë se sa u është subvencionuar fatura e energjisë elektrike.


Sipas vendimit në fillim të vitit, Qeveria qe zotuar për subvencionim të pjesshëm të faturave për disa kategori shoqërore.

Në një njoftim të Ministrisë së Ekonomisë, bëhet e ditur se në periudhën shkurt-shtator sivjet subvencionimi nga Qeveria kap vlerën e mbi 50 milionë eurove. Sipas njoftimit, nga masa kanë përfituar mbi 530 mijë konsumatorë.

Pos këtij subvencionimi, Qeveria ka dy muaj që ka njoftuar se do t’i subvencionojë edhe ata që kursejnë energjinë, mirëpo ende nuk ka pasur ndonjë njoftim lidhur me këtë çështje.

Klikoni këtu për të parë se sa ju është subvencionuar fatura

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë