Loading…

Qeveria: Pushim për 28 Nëntor

  • 23/11/2016 | 09:51

Qeveria: Pushim për 28 Nëntor

Dita e hënë do të jetë pushim në Kosovë. Ky vendim është marr nga Qeveria e Kosovës, për të shënuar ditën e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntorin.  


Kryeministri Isa Mustafa në mbledhje të qeverisë ka thënë se e shohin të arsyeshme të pushohet më këtë datë.

Kjo sipas tij, edhe pse nuk është festë shtetërore e Kosovës, mbetet një datë me rëndësi të veçantë edhe për Kosovën.

Kosova e ka hequr 28 Nëntorin nga lista e festave zyrtare, dhe për këtë ka pasur vazhdimisht debat pro dhe kundër. /gazetametro.net

/gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë