Loading…

Qeveria ‘qele guri gojën’: Fillojnë reduktimet e rrymës 6 me 2

  • 15/08/2022 | 10:25

Qeveria ‘qele guri gojën’: Fillojnë reduktimet e rrymës 6 me 2

KEDS ka njoftuar se nga sot, ditë e hënë (15 tetor), fillojnë reduktimet e energjisë elektrike, kjo pasi që ka pranuar urdhëresë nga KOSTT që t’i fillojë kufizimet e energjisë elektrike nga ora 8:00 e të hënës. Por deri me tani nuk kemi parë asnjë reagim nga Qeveria e Kosovës, shkruan Gazeta Metro.


KEDS të dielën përmes një komunikate për media ka njoftuar se reduktimi i rrymës nga e hëna(sot) do të jetë 6 orë energji elektrike dhe 2 orë kufizime.

“KEDS njofton që ka pranuar urdhëresë nga Qendra Nacionale Dispecerike e Kosovës, pjesë e KOSTT, që të fillojë me kufizimet e energjisë elektrike nga ora 8:00 e të hënës. Këto kufizime, në bazë të planit të dërguar do të jenë deri në 2 orë për të gjithë konsumtorët. Pra, konsumatorët gjatë ditës së hënë do të kenë nga 6 orë energji elektrike dhe 2 orë kufizime”, thuhet në njoftim ndër tjerash.

Tutje në këtë komunikatë thuhet se KEDs dhe KESCO nuk kanë mundësi financiare dhe se deri të kjo situatë ka ardhur për shkak të çmimeve enorme që ekzistojnë në tregjet ndërkombëtare dhe mosmbulimit të kostos së sistemit.

Kjo, pasi KEDS dhe KESCO nuk kanë mundësi financiare më që të nominojmë energji jashtë asaj që prodhohet nga gjeneratorët vendorë. Deri tek kjo situatë ka ardhur për shkak të cmimeve enorme që ekzistojnë në tregjet ndërkombëtare dhe mosmbulimit të kostos së sistemit. Kjo ka sjellë situatë të rëndë financiare edhe për KOSTT-in, të cilën ENTSO nuk e lejon më të bëjë devijime. Kjo bën që secila kërkesë mbi prodhimin vendor të kufizohet në pamundësi të mbulimit nga importi.

Reagime ka pasur të shumta nga ana e opozitës por jo edhe nga qeveritarët e as nga vetë kryeministri Kurti.

Reagimi i vetëm nga qeveria ka qenë i ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila në një konferencë për shtyp disa ditë më parë kishte paralajmëruar se do të jetë një dimër i vështirë dhe se  ballafaqimi me mungesë të energjisë elektrike është i pashmangshëm andaj apelon që të kursehet rryma.

Ajo tha se ballafaqimi me mungesë të energjisë elektrike është i pashmangshëm andaj apelon që të kursehet rryma.

“Sezoni i dimrit do të jetë i vështirë për të gjithë Evropën, e kjo do të na ndikojë edhe te ne. Vendet si Britania e Madhe dhe Zvicra kanë paraqitur masa të ndryshme për kursime të energjisë. Prandaj, në këtë drejtim është mirë të jemi të vetëdijshëm për çfarë na pret, e ku ne po marrim masat e nevojshme. KEK-u po bën përgatitjet që ndërhyrjet në blloqet e Kosova A dhe Kosova B të përfundojnë para dimrit. Duhet të kursejmë energji”, ka thënë Rizvanolli.

Ndërsa kishte shtuar se Qeveria po punon për gjetjen e zgjidhjeve teknike e operacionale për të realizuar subvencionimin e aprovuar prej 90 milionë euro për energjinë elektrike.

Në anën tjetër, i pari i LK’së, Lumir Abdixhiku ka reaguar duke thënë se dimri i këtij viti do të jetë më i rëndi, reduktimet dhe faturat do ta godasin çdo familje kosovare e secilin biznes – prodhues, tregtar e shërbyes pa dallim.

“Po futemi drejt theqafjes, me një Qeveri që s’ka plan e as ide si të na kapërcejë përtej dimrit më të vështirë ndonjëherë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Lumir Abdixhiku: Dimri i këtij viti do të jetë më i rëndi, reduktimet dhe faturat do ta godasin çdo familje

Edhe nënkryetarja e PDK’së Voral Çitaku ka reaguar duke thënë se beteja e vërtetë tash është energjia e jo “luftërat imagjinare në kokën e kryeministrit”.

Ajo i është referuar njoftimi të KEDS-it, ku nga sot do të ketë reduktime të energjisë elektrike.

“6-2 orari i reduktimeve në mes të Gushtit, kur niveli i konsumit është i ultë. Mund ta marrim me mend se si do të jetë dimri në Kosovë këtë vit”, ka shkruar ajo në Facebook, të hënën.

Sipas saj, dikush duhet të jap përgjegjësi për këtë situatë.

“Dikush duhet me dhanë përgjegjësi për sabotimet e njëpasnjëshme të secilit projekt i cili do të rriste pavarësinë energjetike të Kosovës”.

Çitaku ka shtuar se sigurimi i energjisë është çështje e sigurisë kombëtare.

“Këto janë betejat e vërteta, e jo luftërat imagjinare në kokën e Kryeministrit”, ka thënë Çitaku./gazetametro.net

‘6-2 orari i reduktimeve në mes të Gushtit, mund ta marrim me mend si do të jetë dimri’

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë