Loading…

Qeveria reagon për herë të parë pasi BE zyrtarizoi Propozimin e Borellit që zbatimi të nis me Asociaconin

  • 19/09/2023 | 21:31

Qeveria reagon për herë të parë pasi BE zyrtarizoi Propozimin e Borellit që zbatimi të nis me Asociaconin

Qeveria e Kosovës që drejtohet nga Albin Kurti, ka dalë më reagimin e parë për propozimin e shefit të Bashkimit Evropian për Siguri dhe Politikë të Jashtme, Josep Borrell, që thotë se marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të nisë me implementimin e Asociaiconit të komunave me shumicë serbe.


Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë, ka thënë se në aneksin e marrëveshjes thuhet se të gjitha nenet zbatohen pavarësisht njërit tjetrit.

Po ashtu, Kryeziu ka thënë “është gabim të vendosen kushtëzime”.

“Marrëveshja bazë duhet të zbatohet në tërësi, pa vonesa, pa kushte. Madje, edhe në Aneksin [e zbatimit të marrëveshjes] thuhet qartazi se të gjitha nenet zbatohen pavarësisht njëri-tjetrit”, ka thënë Kryeziu në një përgjigje për REL, të martën.

Takimi i 14 shtatorit i nivelit të lartë në mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq – ka përfunduar pa rezultat.

Kurti ka thënë atë ditë se është vënë para një propozimi që dëmton Kosovën.

Të hënën, kreu i ekzekutivit nuk i ka kursyer kritikat për Miroslav Lajçaku, emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi. Madje, e ka akuzuar atë se ka pasur koordinim me presidentin serb Vuçiq.

Edhe zyrtarë tjerë të ekzekutivit kanë thënë se Borrell dhe Lajçak po “ia mbajnë anën Serbisë”.

Ndërkohë, masat e BE-së ndaj Kosovës po vazhdojnë edhë më tutje. Unioni Evropian akuzon Kosovën për situatën e tensionuar në Veri, që muaj më parë ishte në nivel më të lartë tensionimi.

Por bashkësia ndërkombëtare thotë se përkundër se Kosova ka bërë disa hapa për deeskalim, megjithatë deeskalimi nuk është i plotë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë