Loading…

Qeveria shkel Kushtetutën sërish

  • 10/12/2016 | 08:05

Qeveria shkel Kushtetutën sërish

Institucionet e pavarura e kanë fituar betejën kundrejt Qeverisë.


Gjykata Kushtetuese u ka dhënë të drejtë atyre, në refuzimin për t’iu bindur një rregulli qeveritar për t’iu nënshtruar procesit të klasifikimit të vendeve të punës.

Kushtetuesja, në një vendim që e ka publikuar të enjten, ka gjetur se, në raport me institucionet e pavarura, Qeveria ka shkelur nene në dy kapituj të Kushtetutës.

“Qarkorja administrative nr. 01/2016 për klasifikimin e vendeve të punës dhe Katalogun e vendeve të punës në Shërbimin Civil, e nxjerrë nga Ministria e Administratës Publike, në tërësi cenon pavarësinë e institucioneve të pavarura të parapara me Kushtetutë, dhe është jokushtetuese në raport me ato institucione të pavarura”, thuhet në verdiktin e gjykatës.

Qeveria e këtij mandati është gjetur edhe në një shkelje tjetër kushtetuese.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë