Loading…

Qeveria synon ta tkurrë numrin e veteranëve

  • 17/11/2016 | 08:10

Qeveria synon ta tkurrë numrin e veteranëve

Qeveria ka nisur një betejë me veteranët e luftës. Të mërkurën, ka iniciuar ndryshime ligjore, me qëllimin për të bërë ridefinimin e statusit të veteranëve, por edhe të përftimeve të tyre në pensione.

“Koha Ditore” ka siguruar konceptdokumentin për fushën e pensioneve për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të miratuar nga ekzekutivi, e në të cilin theksohet se sfida kryesore në zbatimin e Ligjit për veteranët e luftës është pagesa e pensioneve për veteranët luftëtarë

. Kjo sfidë është shfaqur pas verifikimit të listave nga Komisioni Qeveritar për njohjen e statusit të kategorive të luftës, i cili ua ka njohur statusin e veteranit mbi 46 mijë qytetarëve, e të cilët mund të gëzojnë të drejtën në pension. Ky numër konsiderohet të jetë më shumë se dyfishi i qytetarëve që ishin pjesë e UÇK-së.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë