Loading…

Qeveria tregon arsyet pse shkarkoi Kushtrim Cukajn nga posti i sekretarit në MIE

  • 22/05/2020 | 19:46

Qeveria tregon arsyet pse shkarkoi Kushtrim Cukajn nga posti i sekretarit në MIE

Komisioni Disiplonor për Pozitat e Nivelit të Lartë Drejtues në Shërbimin Civil të Qeverisë së Kosovës, ka njoftuar se i është ndërprerë kontrata e punës sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Integrimit Evropian, Kushtrim Cukaj.


Sipas njoftimit, Cakaj ka bërë shkelje të rënda dhe të shumta të detyrave të punës gjatë ushtrimit të funksionit të tij si sekretar.

Komisioni Disiplinor për Pozita të Nivelit të Lartë Drejtues, i themeluar me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 08/25 të datës 17 prill 2020, në mbështetje të nenit 64, 65, 71, 72, 73, 74, 75, 77 dhe 78 të Ligjit nr.03/1-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, nenit 15, 17, 18, 19 dhe 20 të Rregullores nr. 06/2012 për Pozitat e Nivelit të Lartë Drejtuese në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, më 22 maj 2020 merr këtë:

VENDIM

1. Z. Kushtrim Cukaj, i emëruar në pozitën Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Integrimit

Evropian, i shqiptohet masa disiplinore – Ndërprerje e Marrëdhënies së Punës.

2. Z. Kushtrim Cukaj, i ndërprehet marrëdhënia e punës në pozitën e lartëshënuar, pasi që i

njëjti gjatë kryerjes së detyrave dhe përgjegjësive të punës së tij në pozitën Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Integrimit Evropian, ka bërë shkelje të rënda dhe të shumta të detyrave të punës, përkatësisht: të nenit 18 të Ligjit Nr. 06/L -113 për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të Agjencive të Pavarura; të nenit 5, 33, 51, 52, 55 dhe 61 të Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës; të nenit 17 dhe 35 të Ligjit Nr.04/L-042 për Prokurimin Publik në Republikën e Kosovës; të nenit 21 të Ligjit Nr. 06/1 -048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës; të detyrimeve të marra nga Qeveria e Republikës së Kosovës në kuadër të marrëveshjeve ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe BE-së për programet Instrumentin e Para-Anëtarësimit sipas Vendimit 08/94 të datës 10.10.2012 të Qeverisë së Republikës së Kosovës; të nenit 8 dhe 9 të Rregullores nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil; të nenit 11 të Rregullores (QRK) – Nr. 04/2015 për Kodin e Mirësjelljes në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës; të nenit 11 të Rregullores Nr. 04/2011 për Procedurat Disiplinore në Shërbimin Civil; të neneve 9, 10 dhe 11 të Rregullores Nr. 19/2012 për Vlerësimin e Rezultateve në Punë të Nëpunësve Civil; si dhe të Vendimit Nr. 06/121 të datës 22.04.2010 të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

3. Obligohet Ministria e Integrimit Evropian për zbatimin e këtij vendimi.

4. Vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit.

Faqe 1 prej 14

ARSYETIM

Komisioni Disiplinor për Pozita të Nivelit të Lartë Drejtues, ka shqyrtuar me kujdes kërkesën e z. Blerim Reka, Ministër i Ministrisë së Integrimeve Evropiane, me të cilën ka kërkuar nga Kryeministri i Republikës së Kosovës inicimin e procedurës disiplinore ndaj Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Integrimeve Evropiane z. Kushtrim Cukaj.

Qeveria e Republikës së Kosovës me Vendimin Nr. 08/25, të datës 17 prill 2020, e ka themeluar Komisionin Disiplinor sipas legjislacionit në fuqi, në përbërje të Z. Haki Abazi, Zëvendëskryeministër, kryesues, z. Xhelal Sveçla, U. D. Ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, anëtar, znj. Emilija Redzepi, Ministre e Administrimit të Pushtetit Lokal, anëtare, z. Naim Bardiqi, Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë, anëtar dhe znj. Edi Gusia, Kryeshefe Ekzekutive në Agjencinë për Barazi Gjinore, anëtare. Komisioni Disiplinor në mbledhjen e mbajtur më datën 30 prill 2020, e shqyrtoi kërkesën, lëndën dhe hapat e mëtutjeshëm që duhet të ndërmerren lidhur me shqyrtimin e kësaj lënde dhe këtij rasti, duke i respektuar të gjitha procedurat e parapara me legjislacionin e aplikueshëm, në pajtim me nenin 71, 72, 73, 74, 75, 77 dhe 78 të Ligjit Nr. 03/1-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, si dhe nenit 18, 19 dhe 20 të Rregullores Nr. 06/2012 për Pozitat e Larta Drejtuese në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës. Komisioni Disiplinor vendosi që në takimin e radhës, të përcaktuar me datë 5 maj 2020, të ftohet në seancë dëgjimore ministri z. Blerim Reka, si parashtrues i kërkesës për inicimin e procedurës disiplinore, si dhe të ftohet në seancë dëgjimore z. Kushtrim Cukaj, ndaj të cilit është kërkuar inicimi i kësaj procedure.

Më pas, Komisioni Disiplinor në përbërje të plotë me datën 5 maj 2020, në seancën dëgjimore e priti dhe e dëgjoi Ministrin z. Blerimi Reka, lidhur me kërkesën e parashtruar dhe shpjegimin e shkeljeve të pretenduara nga ana e z. Kushtrim Cukaj. Ndërsa, z. Kushtrim Cukaj, në fillim të seancës dëgjimore e njoftoi Komisionin Disiplinor se në këtë proces do të jetë i përfaqësuar nga avokatja znj. Albana Kelmendi, duke i ofruar Komisionit Disiplinor edhe autorizimin e përfaqësimit.

Kryesuesi i Komisionit, në seancën dëgjimore e njoftoi z. Cukaj lidhur me Vendimin e Qeverisë Nr. 08/25 të datës 17.04.2020 mbi themelimin e komisionit disiplinor për rastin në fjalë, si dhe e njoftoi me kërkesën e Ministrit të Ministrisë së Integrimeve Evropiane për inicimin e procedurës disiplinore ndaj z. Kushtrim Cukaj, duke i lexuar edhe dhjetë(10) pretendimet e kërkesës në fjalë. Gjithashtu, kryesuesi e njoftoi edhe me nenin 19 pika 2 të Rregullores Nr. 06/2012 për Pozita të Nivelit të Lartë Drejtues sipas të cilës, citim “Personi kundër të cilit zhvillohet procedura disiplinore ka të drejtë shoqërimi nga një këshilltari juridik dhe/ose përfaqësuesi i sindikatës në të gjitha seancat e Komisionit“. Në vazhdim, kryesuesi i komisionit i dha fjalën z. Cukaj, i cili në këtë seancë nuk e paraqiti dëshminë e tij me arsyetimin se nuk e ka marrë materialin me të cilin është iniciuar procedura disiplinor.

Kryesuesi theksoj se çështjet e ngritura janë të njohura për z. Cukaj, dhe kërkoi që të jap dëshminë dhe të përgjigjet në pyetjet të cilat kanë të bëjnë me përgjegjësitë e tij, por z. Cukaj e ritheksoi se duhet t’i dërgohet materiali me pretendimet e ngritura nga Ministri i MIE-së. Rrjedhimisht, Komisioni Disiplinor, pas kërkesës së z. Cukaj, kërkoi nga Sekretariati Koordinues i Qeverisë që t’i dërgohet kopja e kërkesa për inicimin e procedurës disiplinor e z. Blerim Reka prej dhjetë (10) pretendimeve të parashtruara në kërkesën e tij, si dhe materialet/dokumentet që përbëjnë bazën mbi të cilën shqyrtohet lënda nga ana e Komisionit Disiplinor.

Faqe 2 prej 14

Më 8 maj përmes emailit, z.Cukaj ju dërgohet materiali që përbën bazën mbi të cilën shqyrtohet lënda nga ana e Komisionit Disiplinor. Për më shumë z. Cukaj njoftohet: për parimet e shqyrtimit administrativ të përcaktuara në nenin 86 dhe 87 të Ligjit Nr.05/L031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative, ndër të tjera duke i japur mundësinë z.Cukaj që të jap deklaratën e tij qoftë në formë verbale, të shkruar apo në çfarëdo mënyre tjetër të përshtatshme për të; si dhe detyrimin e Komisionit Disiplinor për shqyrtimin e fakteve dhe marrjen e një vendimi përfundimtar.

Me dërgimin e materialit, Komisioni Disiplinor e ftoi në seancë dëgjimore për deklarim z. Cukaj me datën 12 maj 2020, në ora 14:00. Por, z. Cukaj më pas kërkoi që të shtyhet kjo seancë dëgjimore për një datë tjetër pasi që z.Cukaj për arsye shëndetësore nuk do të mund të marrë pjesë, pas kësaj, komisioni miratoi kërkesën e tij, ashtu që seanca dëgjimore u vendos të shtyhet për datën 13 maj 2020 në ora 15.30.

Gjithashtu, lidhur me seancën dëgjimore të paraparë për datën 13 maj 2020 në ora 15:00, z. Cukaj parashtroi kërkesë me shkrim për shtyerjen e kësaj seance me arsyetimin se stafi i Ministrisë së Integrimeve Evropiane do t’i nënshtrohej testimit për COVID-19, e kështu rrjedhimisht Komisioni Disiplinor miratoi kërkesën e tillë, ashtu që vendosi të shtyejë këtë seancë dëgjimore për datën 14 maj 2020, në ora 15.00.

Komisioni Disiplinor në seancën e mbajtur me datën 13 maj 2020, në përbërje të plotë, është njoftuar nga Sekretariati Koordinues i Qeverisë, se z. Cukaj nuk do të marrë pjesë as në seancën dëgjimore të datës 14 maj, me arsyetimin se i duhet kohë për përgatitjen dhe ofrimin e mundësive që të prezantojë argumentet dhe faktet për të gjitha çështjet e pretenduara dhe të ngritura nga ministri,

да

Duke marrë në konsideratë respektimin e te drejtave të palës z. Cukaj, komisioni vendosi që të i ofrojë të njëjtit edhe një mundësi për t’u dëgjuar lidhur me dëshminë e tij, si dhe u vendos që i njejti të ftohet edhe një herë në seancë dëgjimore me datën 18 maj në ora 15.00.

Komisioni Disiplinor mbajti seancën me datën 18 maj 2020 në ora 15:00, ku i pranishëm ishte edhe z. Cukaj dhe këshilltarja ligjore e tij znj. Albana Kelmendi.

Kryesuesi i Komisionit e njoftoi z. Cukaj, me materialet që do të merren për bazë për shqyrtim në këtë seancë dëgjimore për çështjet e ngritura dhe të pretenduara sipas kërkesës së ministrit. Pas kësaj, kryesuesi i Komisioni Disiplinor i dha fjalën z. Cukaj, i cili u deklarua se nuk mund të jap dëshmi as t’u përgjigjet pyetjeve të anëtareve të komisionit, pasi pretendoi se nuk e ka të kompletuar materialin e pranuar të lëndës. Lidhur me këtë, Kryesuesi i sygjeroi z. Cukaj që të deklarohet vetëm për materialet/ dokumentet të cilat i janë dërguar z. Cukaj dhe të cilat paraqesin bazën mbi të cilën shqyrtohet lënda nga ana e komisionit disiplinor.

Kështu, kryesuesi kërkoi përsëri nga z. Cukaj të shfrytëzojë mundësinë për dhënien e dëshmive dhe ofrimin e përgjigjeve në pyetjet e anëtareve të komisionit, lidhur me bazën mbi të cilën shqyrtohet lënda nga ana e komisionit disiplinor. Megjithatë, përsëri z. Cukaj ka refuzuar të deklarohet lidhur me këtë dhe të përgjigjet në pyetjet e parashtruara nga anëtarët e komisionit. Prandaj, marrë parasysh nenin 87 të Ligjit Nr. 05/L -031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative, Komisoni në bazë të kompetencave të tij, duke vlerësuar të gjitha rrethanat përkatëse të çështjes, konstatoi refuzimin e z. Cukaj për të bashkëpunuar në mirëbesim, meqë z. Cukaj nuk pranoi të deklarohet fare mbi pretendimet e ngritura nga Ministri i MIE-së.

Faqe 3 prej 14

Komisioni disiplinor në bazë të detyrimit të tij ligjor vazhdoi shqyrtimin dhe vlerësimin e shkresave/dokumenteve të lëndës dhe pas dëgjimit të parashtruesit së kërkesës, përkatësisht të Ministrit të Integrimit Evropian z. Blerim Reka, si dhe pas deklarimit të z. Kushtrim Cukaj, konstatoi si vijon:

I. Lidhur me pretendimin se z. Cukaj gjatë ushtrimit të detyrës së tij ka keqadministruar

resurset e Ministrisë së Integrimit Evropian (në vazhdim: MIE) me rastin e lidhjes së kontratave të lobimit.

A. Më 17.06.2019 MIE ka nënshkruar kontratë për Shërbime të Konsulencës Ndërkombëtare për

nevojat e saj me Operatorin Ekonomik Madison Group Strategies L.L.C me seli në SHBA (në vazhdim: OE Madison). Kohëzgjatja e kontratës është 9 muaj dhe ka vlerë 171,000,000 dollarë amerikan. Kërkesa për lidhjen e kësaj kontrate është justifikuar mbi nevojën që Kosova ka për forcimin e pozitës së saj në skenën ndërkombëtare e sidomos atë evropiane, si dhe “në sigurimin e ekspertizave strategjike, ligjore dhe politike ne politikën e jashtme të Republikës së Kosovës në procesin e Integrimit Euro Atlantik ne përmbushjen e kritereve per Integrim Europian.” Në lidhje me këtë kontratë, Sekretari i Përgjithshëm i MIE-së, z. Cukaj, si nëpunësi më i lartë civil i ministrisë, përgjegjës për drejtimin e të gjithë veprimtarisë administrativo-profesionale të sistemit ministror ka vepruar në kundërshtim dhe ka bërë shkelje në lidhje me procedurat e ndjekura me rastin e lidhjes, menaxhimit, si dhe veprimeve të tjera kontraktuale.

a. z. Cukaj ka dështuar të përmbushë përgjegjësinë e tij për sigurimin e zbatimit dhe

kontrollimin e zbatimit të legjislacionit, dhe bashkëpunimit me ministri të tjera,2 ashtu që të konsultohet për mundësinë e tejkalikimit të kompetencave dhe fushëveprimit të MIE-së. Me këtë rast bën keqadministrim dhe shkelje të nenit 5, paragrafi 1, nënparagrafi 1.1 i Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës. Kjo pasi që kërkesa e datës 23.04.2019 e ish-Ministrës së MIE, znj. Dhurata Hoxha mbi të cilën është kërkuar inicimi i marrëveshjes për shërbime të konsulencës ndërkombëtare dhe shërbimet e ofruara dhe të raportuara përmes raportit të shërbimeve korrik 2019 – janar 2020 nga operatori ekonomik kanë qenë jashtë fushë veprimtarisë dhe kompetencave të MIE-së të përcaktuara me vendimin 6/121 të datës 22/04/2010 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, duke ndërhyrë në kompetencat e Ministrisë së Punëve të Jashtme, të përcaktuara në Ligjin Nr.03/L-044 për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimit Diplomatik te Republikës se Kosovës.

b. Ka dështuar të ushtrojë me efikasitet përgjegjësinë e tij për koordinimin e sistemit

ministror,3 pasi që një ndër arsyet për lidhjen e kësaj kontrate është konsideruar ‘mungesa e kuadrove dhe ekspertëve në ndërtimin e strategjive të politikave të jashtme përkatësisht pozicioneve ligjore dhe politike në procesin e integrimit Euro–Atlantik‘. Ashtu që z. Cukaj, nuk ka marrë asnjë masë për të konstatuar nëse pretendimi se ekziston mungesë e kuadrove dhe ekspertëve në kuadër te Ministrisë është mbështetur në konstatim objektiv. Rrjedhimisht, ka bërë shkeljen e parimit të efektshmërisë dhe

1 Neni 18, paragrafi 1, nënparagrafi 3.3 i Ligjit Nr. 06/L-113 Për Organizimin Dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të Agjencive të Pavarura. 2 Po aty, nenparagrafi 3.5. 3 Po aty, nenparagrafi 3.4

Faqe 4 prej 14

efikasitetit,4 duke qenë se në mungesë të ndërmarrjes së këtyre veprimeve nuk mund të pretendohet për vlerësim të duhur të kapaciteteve njerëzore dhe nevojave materiale për lidhjen e kontratës në fjalë.

Ka dështuar të përmbushë përgjegjësinë e tij për sigurimin e zbatimit dhe kontrollimin e zbatimit të legjislacionit,5 pasi që lidhja e kësaj kontrate bëhet përmes procedurës së prokurimit me negocim pa publikim të njoftimit të kontratës, pa u përmbushur kërkesat e Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës së Kosovës, të cilat autorizojnë përdorimin e kësaj procedure prokurimi. Specifikisht është shkelur neni 35, pasi që nuk ka ekzistuar asnjë rrethanë që mund të arsyetojë pajtueshmërinë e kësaj procedure të ndjekur.

d. Ka dështuar të mbrojë interesin publik, pasi ka vepruar në kundërshtim me nenin 51

të Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, duke qenë se një ndër arsyet për lidhjen e kësaj kontrate përmes procedurës së prokurimit me negocim pa publikim të njoftimit të kontratës ka qenë ‘historiku i OE Madison dhe suksesi në ofrimin e shërbimeve‘. Por, nga regjistri publik i bizneseve të regjishtruara në shtetin e New York, rezulton se OE Madison është regjistruar në muajin mars 2019, vetëm tre muaj para se të nënshkruhet kontrata, rrjedhimisht nuk janë ndërmarrë masa për të vlerësuar e vërtetuar historikun dhe suksesin në ofrimin e shërbimeve të përmendura të OE.

Ka dështuar që si përgjegjës për administrimin e burimeve financiare të sistemit ministror,6 të luaj rol aktiv në përcaktimin e kushteve të kontratës, veçanërisht sa ka të bëjë me çmimet, karakteristikat teknike, dhe të sigurojë që çmimi i kontraktuar nuk është më i lartë se çmimi përkatës i tregut, kështu duke vepruar me joprofesionalizëm, me ç’rast MIE dëmtohet financiarisht. Kjo pasi që oferta financiare e dakorduar mes palëve si shërbim të vetëm të përshkruar thekson Shërbimet e konsulences ndërkombëtare për nevojat e Ministrisë se Integrimit Evropian‘, që ka si njësi/ sasi 9 Muaj, dhe çmim për njësi prej 19,000 dollarëve amerikan. Përkitazi me këtë, nuk mund të arsyetohet caktimi i muajit si njësi/ sasi matëse për ofrimin e shërbimeve, pasi që në vend të muajit si njësi, në ofertën financiare do të duhej të ishin specifikimet teknike të listuara në Nenin 1.2 të kontratës, që do të shërbenin si referencë matëse apo si njësi për caktimin e vlerës se përgjithshme të shërbimeve. Prandaj, nuk është bërë përcaktimi i vlerës së kontratës dhe pagesës së shërbimit, duke llogaritur të gjitha elementet e çmimit përfundimtar që kanë mundur të parashikohen në mënyrë të arsyeshme. E për pasojë pa marrë parasysh llojin e shërbimeve të kërkuara, ndërlikueshmërinë, sasinë etj., çmimi për njësi (në këtë rast muaji) ka përbërë të vetmen pagesë që MIE i është detyruar operatorit ekonomik.

4 Neni 5, paragrafi 1, nenparagrafi 1.4 i Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës 5 Ibid (nl) 6 Ibid (nl) nenparagrafi 3.6. 7 Shkelje e nenit 35 paragrafi 3 i Ligjit Nr.04/L-042 për Prokurimin Publik në Republikën e Kosovës, 8 Shkelje e nenit 17 të Ligjit Nr.04/L-042 për Prokurimin Publik në Republikën e Kosovë

Faqe 5 prej 14

f. Ka dështuar që si përgjegjës për drejtimin e të gjithë veprimtarisë administrativo

profesionale të sistemit ministror, të marrë masa për respektimin e detyrimeve kontraktuale, respektivisht kujdesin për të dërguar urdhëra te OE sipas nenit 1.3 [i radhitur si i dyti me radhë] të kontratës; dhe të marrë masa për të luajtur rol aktiv në lidhje me kualitetin e shërbimit në fjalë.10 Ani pse kontrata është dashur të realizohet përmes urdhrave për shërbime, MIE ka dështuar që të dërgoj ato dhe të respektoj nenin 1.3 të kontratës. Në raportet e shërbimeve të dorëzuara nga OE Madison, raportohet se OE nuk ka mundur të ofrojë shërbime të tjera përveç se sa ato të raportuara në raportin e dërguar, për shkak se sipas Foreign Agent Regulation Act, kompanitë lobuese nuk mund të operojnë në emër të MIE-së si agjent i huaj pa qenë në kontroll direkt apo urdhëra nga MIE. Si pasojë, kuptohet kjartë se OE Madison kryen disa shërbime sipërfaqësore planifikuese, të cilat nuk kanë dhënë asnjë rezultat të prekshëm për MIE-në. Andaj, është dëmtuar rëndë interesi publik me lidhje me veprimet për zbatimin e kësaj kontrate; është shkelur rëndë parimi i ligjshmërisë, parimi i detyrimit për t’iu përgjigjur kërkesave, parimi i përgjegjësisë dhe parimi i efektshmërisë dhe efikasitetit.11 Pasoja e neglizhimit të obligimeve për të dërguar urdhëra te OE ka rezultuar në humbjen e 49,000 dollarëve amerikan duke shkaktuar dëmtimin e buxhetit të MIE-së. Nga raportet e shërbimeve të OE nuk mund të arsyetohet asnjë përfitim për MIE nga shërbimet e ndërmarrura për zbatimin e kësaj kontrate. Për pasojë edhe paraqitet dyshim i arsyeshëm dhe i bazuar në këto fakte se MIE nuk ka pasur nevojë fare të lidhë këtë kontratë.

g. Ka dështuar të veprojë në mënyrë profesionale në lidhje me njoftimin për shkëputje të

kontratës nga ana e MIE dhe OE Madison, dhe të ofrojë arsyetime adekuate për veprimet dhe vendimet e marra gjatë ushtrimit të funksionit të tij.12 Kjo pasi që z. Cukaj më 10.10.2019 përmes emailit njofton në mënyrë të njëanshme shkëputjen e kontratës me OE si rezultat i modifikimeve organizacionale të MIE-së, duke i’u referuar nenit 9, shkronjës (h) të kontratës. Kjo dispozitë e kontratës ka paraparë shkëputjen e kontratës vetëm nëse ka ndodhur ndonjë ndryshim në personalitetin juridik, natyrën ose kontrollin tek ofruesi i shërbimeve, e jo tek autoriteti kontraktues, gjë e cila nuk kishte ndodhur as tek OE Madison por as në MIE. Pra, këtu ka neglizhim profesional të theksuar nga z. Cukaj lidhur me bazën kontraktuale për shkëputje të kontratës. Ky veprim dhe komunikimet e mëtejme jokoherente, të pakjarta dhe joprofesionale nga ana e z. Cukaj, i hapin rrugë OE-së për të kërkuar pagimin e dëmit financiar për shkëputjen e njëanshmë (nga ana e tij) të kontratës dhe dëmtimit të reputacionit në vlerë të pretenduar prej 684,000 dollarë amerikan.

h. Ka dështuar të veprojë në mënyrë profesionale dhe të ofrojë arsyetime adekuate për

veprimet dhe vendimet e marra gjatë ushtrimit të funksionit të tij, pasi që pas një muaji që është njoftuar OE Madison për shkëputje të njëanshme të kontratës, z. Cukaj ka marrë vendim për shkëputje të kontratës me nr. protokolli 1930 – 1- 2019, me datë 11.11.2019. Në këtë vendim nuk janë ofruar arsyetime adekuate për veprimet dhe

9 Ibid (11) neni 18. 10 Ibid (17) shkelje e nenit 35 paragrafi 3 i Ligjit Nr.04/L-042 për Prokurimin Publik në Republikën e Kosovës, 11 Shkelje e nenit 5, paragrafi 1 i Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës 12 Shkelje e nenit 55, paragrafi 2 i Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës dhe e parimit që të veproj me efektshmëri, efikasitet dhe përgjegjshmëri.

Faqe 6 prej 14

vendimet e marra. Vendimi ka mangësi ligjore të theksuara sepse: i) z. Cukaj, thirret në nenin 9 dhe nenin 20 të kontratës në mënyrë të përgjithësuar si bazë kontraktuale për shkëputjen e kontratës; ii) Dispozitivi i këtij vendimi, përkatësisht pika 2 dhe 3 janë në kundërthënie me njëra tjetrën. Përderisa pika 2 thotë se shkëputja e kontratës është efektive nga data 07.09.2019, në pikën 3 theksohet se vendimi për shkëputje të kontratës hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit, që i bie data 11.11.2019; iii) Arsyetimi nuk përmend asnjë shkelje të kontratës nga ana e OE Madison, vetëm theksohet se janë pezulluar fillimisht aktivitetet dhe pastaj pasi që është njoftuar me shkrim OE Madison për shkëputje me datë 10.10.2019, ka vendosur si në dispozitiv.

i. Komunikimet e mëtejme me OE janë jo koherente dhe jo profesionale duke i shkaktuar

dëm reputacionit të MIE-së, pasi ndër të tjera z. Cukaj pa marrë parasysh vendimin e mësipërm, ju bënë me dije OE Madison se në momentin që rrethanat e lejojnë do e njoftojë se kur mund t’i rifillojnë shërbimet.

j. Z. Cukaj më pastaj kryeson delegacionin nga MIE që udhëton për në SHBA në janar

2020, me qëllim të negociimit me përfaqësues të kompanisë OE Madison në Washington D.C. lidhur me situatën e krijuar për këtë kontratë. Lidhur me këtë ka bërë shkeljen e parimit të efektshmërisë, efikasitetit, përgjegjshmërisë dhe shkaktimit të dëmit financiar, pasi kundrejtë shpenzimeve të bëra nuk mund të arsyetohet dobishmëria e përfitimit për institucionin.

B. Më 28.03.2019 MIE ka nënshkruar kontratë për Shërbime të Konsulencës Ndërkombëtare për

nevojat e saj me Operatorin Ekonomik Majorelle PR&Events me seli në Francë (në vazhdim: OE Majorelle). Kontrata ka vlerë 168,000 Euro. Kjo kontratë është kontrata e dytë me këtë operator ekonomik, me arsyetim se ka nevojë për të fuqizuar lobimin dhe komunikimin e qëndrimeve dhe interesave vitale të Republikës së Kosovës tek vendim-marrësit në Francë dhe në Bashkimin Evropian.

a. z. Cukaj ka dështuar të përmbushë përgjegjësinë e tij për sigurimin e zbatimit dhe

kontrollimin e zbatimit të legjislacionit,13 dhe bashkëpunimit me ministri të tjera, 14 ashtu që të konsultohet për mundësinë e tejkalikimit të kompetencave dhe fushëveprimit të MIE-së. Me këtë rast bënë keqadministrim dhe shkelje të nenit 5, paragrafi 1, nënparagrafi 1.1 i Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës. Kjo pasi që kërkesa e datës 19.02.2019 e ish-Ministrës së MIE, znj. Dhurata Hoxha mbi të cilën është kërkuar inicimi i marrëveshjes për shërbime të konsulencës ndërkombëtare dhe shërbimet e ofruara dhe të raportuara përmes raportit të shëbimeve korrik 2019 – janar 2020 nga operatori ekonomik kanë qenë jashtë fushë veprimtarisë dhe kompetencave të MIE-së të përcaktuara me Vendimin të Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 6/121 të datës 22/04/2010, duke ndërhyrë në kompetencat e Ministrisë së Punëve të Jashtme, të përcaktuara në Ligjin Nr.03/L-044 për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimit Diplomatik te Republikës se Kosovës.

13 Ibid (nl). 14 Po aty, nënparagrafi 3.5.

Faqe 7 prej 14

b. Ka dështuar të përmbushë përgjegjësinë e tij për sigurimin e zbatimit dhe kontrollimin

e zbatimit të legjislacionit, pasi që lidhja e kësaj kontrate bëhet përmes procedurës së prokurimit me negocim pa publikim të njoftimit të kontratës, pa u përmbushur kërkesat e Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës së Kosovës, të cilat autorizojnë përdorimin e kësaj procedure prokurimi. Specifikisht është shkelur neni 35 pasi nuk ka ekzistuar asnje rrethanë që mund të arsyetojë pajtueshmërinë, e kësaj procedure të ndjekur.

c. Ka dështuar që si përgjegjes për administrimin e burimeve financiare të sistemit

ministror, të luaj rol aktiv në përcaktimin e kushteve të kontratës, veçanërisht sa ka të bëjë me çmimet, karakteristikat teknike dhe të sigurojë që çmimi i kontraktuar nuk është më i lartë se çmimi përkatës i tregut,15 rrjedhimisht duke vepruar me joprofesionalizëm, me ç’rast MIE dëmtohet financiarisht. Kjo pasi oferta financiare e dakorduar si shërbim të vetëm të përshkruar thekson se Shërbimet e konsulences ndërkombëtare për nevojat e Ministrisë se Integrimit Evropian‘, që ka si njësi/ sasi 6 Muaj, dhe çmim për njësi prej 28,000 euro. Përkitazi nuk mund të arsyetohet caktimi i muajit si njësi/ sasi matëse për ofrimin e shërbimeve, pasi që në vend të muajit si njësi, në ofertën financiare do të duhej të ishin specifikimet teknike të listuara në Nenin 1.2 të kontratës, që do të shërbenin si referencë matëse apo si njësi për caktimin e vlerës se përgjithshme të shërbimeve. Rrjedhimisht, nuk është bërë përcaktimi i vlerës së kontratës dhe pagesës së shërbimit, duke llogaritur të gjitha elementet e çmimit përfundimtar që kanë mundur të parashikohen në mënyrë të arsyeshme.16 E për pasojë, pa marrë parasysh llojin e shërbimeve të kërkuara, ndërlikueshmërinë, sasinë etj., çmimi për njësi (në këtë rast muaji) ka përbërë të vetmen pagesë që MIE i është detyruar operatorit ekonomik.

d. Ka dështuar që si përgjegjës për drejtimin e të gjithë veprimtarisë administrativo

profesionale të sistemit ministror të luaj rol aktiv në lidhje me kualitetin e shërbimit në fjalë.17 OE Majorelle tërë kohën faturon vetëm 3 lloje të shërbimeve teknike nga 10 të listuara në nenin 1.2 te kontratës me OE Majorelle. Në bazë të kësaj, konstatohet se MIE ka kërkuar të realizohen vetëm tre lloje të shërbimeve, specifikisht vetëm ato që OE i faturon. De facto raportet e sherbimeve përgjithësisht tregojnë se është punuar vetëm në monitorimin e mediave botërore dhe atyre franceze dhe në kontakte me gazetar të ndryshëm, ku është problematike që të identifikohet kontributi direkt i OE apo të shihen rezultate konkrete për nevoja të MIE-së. Për më shumë, ky monitorimi mediave në të shumtën e rasteve paraqet informacion të pa përpunar që më tej që do të shërbente për qëllime të analizës. Rrjedhimisht, edhe shërbimet e raportuara nga OE Majorelle nuk korrespondojnë me shërbimet e faturuara. Lidhur me këtë, nuk mund të argumentohet se si konkretisht është mbështetur procesi i integrimi evropian të Kosovës. Ndër të tjera, raporti i shërbimit për muajin korrik thekson se janë kontaktuar shumë gazetar për të promovuar dhe për të marrë pjesë në festivalet Sunny Hill dhe Dokufest, mirëpo siç thotë vetë përfaqësuesi i OE në një komunikim të datës 16 shtator 2019 asnjëri nga këta gazetar nuk ju është përgjigjur pozitivisht kërkesës së

15 Ibid (17) 16 Ibid (n8). 17 Ibid (n7).

Faqe 8 prej 14

OE. Pra, jo vetëm që ky shërbim është jorelevant për mbështetjen e integrimit evropian (të paktën nëse OE e ka konsideruar si kontribut në realizimin e qëllimit këtë do të duhej t’a arsyetonte), ky shërbim nuk ka sjellur rezultat konkret.

e. Ka shpërdoruar autoritetin e tij,18 dhe ka dështuar të veproj në bazë të parimit për

detyrimin për t’iu përgjigjur kërkesave, pasi nuk ka ndërmarrë masa – edhe pas kërkesës për t’u bërë kjo – për të protokoluar vendimin e Komisionit vlerësues për pranimin e faturës për muajin tetor 2019, i cili vendos që të mos pranojë shërbimet e ofruara nga OE Majorelle. Përkundrazi, z. Cukaj bënë kërkesë që të procedohet pagesa për shërbimet e kryera, ani pse bazuar në nenin 22 të Rregullës Financiare Nr. 01/2013 për Shpenzimin e Parasë Publike dhe pikës 3 të Procedura të Përgjithshme për Procedimin e Pagesës, si dhe Rregullave dhe Udhëzuesit Operativ për Prokurim Publik, ku përcaktohet se pa qenë i bashkangjitur raporti pozitiv nga Komisioni vlerësues për pranimin e shërbimit dhe faturave, pagesa e tillë nuk mund të bëhet.

II. Lidhur me pretendimin se z. Cukaj gjatë ushtrimit të detyrës së tij ka keqadministruar

resurset e MIE me rastin e lidhjes së kontratës për shërbimeve mediale.

A. Për këtë pretendim në shkresat e lëndës nuk janë paraqitur dokumente të mjaftueshme

që të mund të provonin bazën e tij. Andaj, Komisioni Disiplinor nuk ka vazhduar në shqyrtim të mëtejmë të këtij pretendimi si pasojë e mungesës së bazës materiale.

III. Lidhur me pretendimin se z. Cukaj gjatë ushtrimit të detyrës së tij ka shkelur obligimet

ligjore dhe ndërkombëtare të Republikës së Kosovës që burojnë nga projekti Skema e Profesionistëve të Rinjë.

A. Më 23.07.2019, MIE shpallë 5 konkurse për punësim, në kundërshtim me

legjislacionin në fuqi. Konkurset janë shpallur pa kërkesën nga ana e udhëheqësve të njësive në të cilat gjendeshin pozitat e lira, sikurse parashihet me Rregulloren nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, përkatësisht me nenin 8 nenparagrafi 1.1 dhe nenin 9, dhe sikurse kërkohet me Rregulloren Nr. 02/2014 për Planifikimin e Personelit në Shërbimin Civil, përkatësisht nenin 6 që përcakton

procesin e planfikimit të personelit. B. Konkurset e tilla që janë shpallur në MIE po ashtu janë bërë në kundërshtim me

detyrimet e marra nga Qeveria e Republikës së Kosovës për të cilën MIE është përgjegjesë dhe përfaqësuese në nivel vendi. Këto detyrime në kuadër të marrëveshjeve ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe BE-së për programet të Instrumentit të Para-Anëtarësimit parashohin punësimin e bursistëve nga Skema e Profesionistëve të Rinj në kuadër të shërbimit civil. Kështu, z. Cukaj me hapjen e konkurseve në MIE poashtu ka vepruar në kundërshtim me Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr.08-94, të datës 10.10.2012. Rrjedhimisht, shpallja e konkurseve përderisa nuk është konsumuar mundësia e punësimit përmes Skemës së Profesionistëve të Rinj, përbën edhe shkelje të detyrimeve të marra në marrëveshjet ndërkombëtare, si dhe të akteve të nxjerra në mbështetje të zbatimit të marrëveshjeve ndërkombëtare,

18 Shkelje e Nenit 52 të Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës

Faqe 9 prej 14

C. Prandaj, z. Cukaj ka dështuar të përmbushë përgjegjësinë e tij për sigurimin e zbatimit

dhe kontrollimin e zbatimit të legjislacionit duke kryer dhe duke lejuar kryerjen e veprimeve që përbëjnë shkelje të legjislacionit në fuqi dhe të detyrimeve të parapara me marrëveshje ndërkombëtare.

IV. Lidhur me pretendimet se z. Cukaj gjatë ushtrimit të detyrës së tij ka keqadministruar

resurset e MIE–së me lidhjen e marrëveshjeve për shërbime të veçanta.

A. Në bazë të komunikimeve të datës 1 dhe 2 korrik 2019 në mes të z. Cukaj dhe

udhëheqësve të njësive/ drejtorëve të departmenteve, shihet se këta të fundit nuk kanë kërkuar të angazhohen persona përmes Marrëveshjeve për Shërbime të Vecanta (MSHV). Përkundër kësaj, kontratat ‘MSHV’ nënshkruhen me vetë-iniciativë të z. Cukaj pa pasur kërkesa të parashtruara nga njësitë përkatëse, si dhe pa u dëshmuar asnjë nevojë objektive për një kontraktim të tillë, rrjedhimisht këtu është shkelur parimi i efikasitetit, eficiencës dhe parimi i ligjshmërisë.

V. Lidhur me pretendimin se z. Cukaj gjatë ushtrimit të detyrës së tij ka shkelur Kodin e

Mirësjelles në Shërbimin Civil

A. Ka vepruar në kundërshtim me nenin 11 paragrafi 1, 2, 4 të Rregullores (QRK) – Nr.

04/2015 për Kodin e Mirësjelljes në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, duke u sjellur në mënyrë jo korrekte dhe jo të përgjegjshme ndaj stafit të tij, pasi që i njejti ka ofenduar dhe kërcënuar ata – ani pse zyrtarët përkatës kishin marrur masa për të mbrojtur fillimisht dinjitetin e tyre dhe pastaj atë të institucionit e shtetit. Kjo pasi që në një trajnim të organizuar në Holandë, në të cilin dy zyrtarë të MIE-së, aplikojnë në kapacitet individual përmes procedurës së konkurrimit të hapur duke përfaqësuar institucionet e Republikës së Kosovës, ata përjetojnë vazhdimisht gjuhë fyese, denigruese dhe kundërshtim të subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës nga përfaqësuesit e shtetit të Serbisë, veprime këto për të cilat fillimisht nuk kanë reaguar organizatorët e trajnimit. Lidhur me këtë, zyrtarët e MIE ndërmarrin veprime për të mbrojur dinjitetin e tyre dhe institucioneve që përfaqësojnë. Por, ndërmarrja e këtyre veprimeve pa u konsultuar me Sekretarin, nga ai është adresuar me fjalor fyes dhe kërcënues, duke ju drejtuar përmes emailit se zyrtarët kanë probleme me vetvetën‘ dhe se kështu ata mund të shkaktojnë ‘ekses diplomatik‘ pasi nuk janë konsultuar me eprorët e tyre, dhe kërkon që ndaj këtyre dy zyrtarëve të iniciohet procedurë disiplinore. Ani pse organizatorët e trajnimit më pas kërkojnë falje dhe bëjnë me dije që rastet e tilla nuk do të përsëriten, përkundër kësaj Z. Cukaj nuk ka shprehur fare dhe asnjë kërkimfalje ndaj zyrtarëve të tij.

VI. Lidhur me pretendimin për marrjen e masave disiplinore ndaj stafit të Ministrisë së

Integrimit Evropian, në mënyë të jashtëligjshme.

A. Më datën 05.07.2019, z. Kushtrim Cukaj ka shqiptuar masa disiplinore – vërejtje me shkrim

për tre drejtorë të departamenteve profesionale në MIE me arsyetimin se të njëjtit nuk kanë realizuar obligimet e tyre për të iniciuar kërkesat për rekrutim.

Faqe 10 prej 14

B. Masat disiplinore, me numrat përkatës të protokollit, 05-1258-1-2019, 04-1259-1-2019 dhe

07-1260-1-2019, janë dhënë në kundërshtim me procedurën e paraparë me Rregulloren Nr. 04/2011 për Procedurat Disiplinore në Shërbimin Civil, përkatësisht me nenin 11 të saj. Masat disiplinore të sipërpërmendura janë dhënë për mosveprim në rastin e shpalljes së konkurseve për pozitat e lira, përkundër faktit se diskrecioni për të iniciuar kërkesat për shpalljen e tyre i’u takon udhëheqësve të njësive organizative ku gjenden pozitat e lira dhe jo Sekretarit të Përgjithshëm. Prandaj, masat disiplinore janë dhënë në kundërshtim me Ligjin Nr. 05/L-031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative, përkatësisht me nenin 48 dhe 52, si të tilla janë të paligjshme dhe rrjedhimisht të pavlefshme.

VII. Lidhur me pretendimin për mos-kryerjen e obligimeve për vlerësimin e rregullt vjetor

sipas procedurave të parapara.

A. z. Kushtrim Cukaj, ka pasur për detyrim që nga data 01.12.2019 deri më datën 31.12.2019

të përfundojë vlerësimet vjetore për vitin 2019 për të gjithë vartësit e tij. Gjatë kësaj kohe z. Cukaj nuk e ka kryer procesin e vlerësimit për dy drejtor të departamenteve profesionale. Përkundër kësaj, më datën 17.01.2020 atyre i’u janë dorëzuar në mënyrë elektronike dokumente nga ana e Divizionit të Burimeve Njerëzore, që cilësohen si vlerësime, të nënshkruara nga ana e z. Cukaj dhe të njëjtat janë vendosur në dosjet personale të drejtorëve.

B. Vlerësimi vjetor është obligim i cili kryhet sipas procedurave dhe afateve të parapara me

Ligjin Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, përkatësisht nenin 33, si dhe me Rregulloren Nr. 19/2012 për Vlerësimin e Rezultateve në Punë të Nëpunësve Civil, përkatësisht nenet 9, 10 dhe 11. Përveç moskryerjes së vlerësimeve vjetore nga ana e z. Cukaj, prej të njëjtit janë nxjerrë akte të cilat pretendohen të jenë vlerësime vjetore, në kundërshtim me procedurat dhe afatet e përcaktuara me ligj, rrjedhimisht në kundërshtim me Ligjin Nr. 05/L-031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative, përkatësisht me nenin 48 dhe 52, prandaj si të tilla ato janë të paligjshme dhe rrjedhimisht të pavlefshme.

C. Rrjedhimisht, z. Kushtrim Cukaj, në cilësinë e tij si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë

e Integrimit Evropian, duke mos kryer detyrimet e tija të sipërpërmendura, ka shkelur parimin e ligjshmërisë sikurse përcaktohet me Nenin 5 të Ligjin Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës,

VIII. Lidhur me pretendimin se ka dëmtuar z.Cukaj raportet e Qeverisë së Republikës së

Kosovës në raport me partnerët e jashtëm.

A. Gjatë ushtrimit të detyrave dhe përgjegjësive të z. Cukaj, janë evidentuar veprime

joprofesionale dhe komunikim denigrues për institucionin, duke u shërbyer me të pavërteta, me qëllim të shtrembërimit dhe informimit jokorrekt të parnterëve ndërkombëtar, përfshirë këtu Zyrën Përfaqësuese të Bashkimit Evropian në Kosovë, siç është rasti për çështjen e hapjes së konkurseve për punësim në MIE, me ç’rast z.Cukaj përmes prononcimeve në media, ka përdorur cilësime joprofesionale, e jo etike, duke

Faqe 11 prej 14

kualifikuar zyrtarë të BE-së, si të rënë pre e gënjeshtrave dhe keqinformimit politiksht të motivuar.‘

IX. Lidhur me pretendimin se ka refuzuar zbatimin e vendimit të Këshillit të Pavarur

Mbikqyrës

A. Më 11.12.2018, Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil ka marrë vendim për

shfuqizimin e vendimit të Sekretarit të Përgjithshëm për caktimin e ushtruesit të detyrës në pozitën e Drejtorit të Departamentit të së Drejtës së BE-së, për nëpunësin i cili në kohën e ushtrimit të detyrës ka mbajtur pozitën e Zyrtarit të Lartë me koeficient 8. Në arsyetimin e KMPSHC, i cili është bazuar në nenin 37, paragrafin 4 të Ligjit Nr.03/L-189 për

n Shtetërore të Republikës së Kosovës (në kohën e vendimit në fuqi), z. Cukaj duhet që “në rast të mungesës ose paaftësisë, udhëheqësi i departamentit zëvendësohet, nga një udhëheqës tjetër departamenti, siç përcaktohet në Rregulloren për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës”, e jo të përcaktohet ushtrues detyrë një nëpunës nga kategoria funksionale e nivelit profesional, duke anashkaluar nëpunësin ekzistues brenda institucionit i cili është në pozitë të kategorisë funksionale të nivelit drejtues. Veprimet e tilla të z.Cukaj, janë vlerësuar si joligjore nga KPMSHC duke bërë shkelje nenin 37, paragrafin 4 të Ligjit Nr.03/L-189 për Administratën Shtetërore të Republikës së Kosovës, si dhe në kundërshtim me Nenin 8, paragrafi 1, nënparagrafi 1.4 të Rregullores Nr. 09/2012 për Standardet e Organizimit të Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Administratën Shtetërore.

B. Ligji Nr. 06/1-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,

përkatësisht neni 21 përcakton se vendimi i KPMSHC konsiderohet si “vendim administrativ i formës së prerë dhe zbatohet nga zyrtari i nivelit të lartë drejtues ose personi përgjegjës i institucionit që e ka marrë vendimin e parë ndaj palës” dhe po ashtu se “moszbatimi i vendimit të Këshillit nga personi përgjegjës i institucionit, paraqet slikelje të rëndë të detyrave të punës”. Në respektim të këtij vendimi, nuk ka asnjë dëshmi se z. Cukaj, ka zbatuar këtë vendim sipas detyrave dhe përgjegjësive të tij ligjore. Prandaj, z. Kushtrim Cukaj, në cilësinë e tij si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Integrimit Evropian, duke mos zbatuar vendimin administrativ të formës së prerë të KPMSHC, ka shkelur parimin e ligjshmërisë sikurse përcaktohet me Nenin 5 dhe ka shkelur nenin 61 të Ligjit Nr. 03/L 149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, pasi nuk ka zbatuar vendimin e KPMSHC.

X. Lidhur me pretendimin për dëmin buxhetor të shkaktuar MIE për shkak të lidhjes së

kontratave për shfrytëzim të objekteve me qira për nevojat e MIE-së.

A. Më 29.08.2018, MIE ka nënshkruar kontratën me “Ramiz Sadiku Co” për të shfrytëzuar

me qira hapësirat e Ramiz Sadiku Co për qëllime të MIE. Kontrata përcaktonte shfrytëzimin e objektit me qira me hapësirë prej 520 m2, ku MIE obligohet të paguaj 9,050.00 euro në muaj për 12 muaj me radhë me mundësi vazhdimi.

Faqe 12 prej 14

B. Mirëpo, nuk ka dëshmi se objekti është shfrytëzuar nga MIE deri pas vendimit për

zhvendosje nga ana e z. Cukaj (emërimi i tij në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm bëhet me 13.09.2018) i cili përmes email-it më datë 26.10.2018, njofton stafin e MIE se duhet të bëhet zhvendosja nga kati VIII i Ndërtesës së Qeverisë. Kjo pra ka ndodhur dy muaj më vonë pasi që është nënshkruar kontrata, ndërkohë faturat e qirasë janë paguar edhe për dy muajt paraprak edhe pse hapësirat nuk kanë qenë duke u shfrytëzuar.

C. Përkundër kësaj, nga MIE nënshkruhet më 26.03.2019 një aneks-kontratë me operatorin

ekonomik të njëjtë, duke ndryshuar hapësirën e shfrytëzimit në 1250 m2 + 70 m2 terrasë në një objekt tërësisht të ri (hyrje të re), me çmim 23,014.00 euro në muaj në kohëzgjatje prej 24 muaj me mundësi vazhdimi, me ç’rast dispozitat e kontratës së mëparshme shfuqizohen, rrjedhimisht edhe hapësira e mëparshme me qira që është shfrytëzuar lirohet nga MIE. Pavarësisht edhe pas nënshkrimit të kësaj aneks-kontrate për qira që rriste hapësirën e shfrytëzuar për qira, MIE ende vazhdonte të kishte nën shfrytëzim hapësirat e katit IX në Ndërtesën e Qeverisë dhe të njëjtën kohë edhe hapësirat e objektit me qira. Pra, nuk mund të arsyetohet rritja e hapësirës së shfrytëzuar për qira, (shto këtu vetë faktin se komisioni i formuar për të vlerësuar hapësirat e punës me datë 05.04.2018 kishte theksuar se MIE-së i nevojitet hapësirë e përgjithshme 500-600m2) dhe më e rëndësishmja lidhet aneks-kontratë në të cilën elementet esenciale (essentialia negotti) tërësisht ndryshojnë nga kontrata bazë (ndryshohet objekti i qiradhënies dhe çmimi për të). Në këtë mënyrë as nuk mund të arsyetohet pse lidhet aneks-kontratë, e jo kontratë e re, në të cilën do të bëhej shpallje e re publike për shprehje të interesit për ofertim për objekt të qirasë për nevoja të MIE, si dhe pse lidhet kjo aneks-kontratë pa u përcaktuar nga ndonjë komision vlerësues se për cfarë arsye ekziston nevoja për rritje të hapësirës shtesë.

D. Prandaj, z. Cukaj si përgjegjës për drejtimin e të gjithë veprimtarisë administrativo

profesionale në lidhje me menaxhimin e këtyre kontratave dhe mos-ekzekutimin e zhvendosjes në kohë të stafit në objektin e parë, si nevojë për të cilën është lidhur kontrata, shkel parimin e efektshmërisë dhe efikasitetit; bënë shpërdorimin e autoritetit të tij pasi lidhet aneks-kontratë fiktive për të mbuluar de facto një kontratë të re me po të njëjtin OE, pa u bërë shpallja publike e shprehjes së interesit për ofertim për objekt të qirasë i cili ka sipërfaqe më të madhe, me ç’rast i mundëson OE realizimin e fitimit për OE; dhe duke mos analizuar mirë nevojat dhe rrethanat përkatëse për zhvendosjen e stafit të MIE, ka shkaktuar shpenzim financiar të panevojshëm për buxhetin e MIE-së.

Faqe 13 prej 14

Komisioni Disiplinor pas shqyrtimit të kërkesës së parashtruar nga Ministri i Integrimit Evropian, e pas vlerësimit të dokumenteve të lëndës, si dhe pas mbajtjes së seancave dëgjimore, me pjesëmarrje të plotë, ka votuar i tërë ashtu që, me tre (3) vota për, dhe dy (2) abstenime, Komisioni Disiplinor vendosi me shumicë votash si në dispozitiv të këtij vendimi.

ANËTARËT E KOMISIONIT DISIPLINOR:

Haki Abazi, Kryesues

Xhelal Sveçla, Anëtar

Emilja Redzepi, Anëtare

Naim Bardiqi, Anëtar

Edi Gusia, Anëtare

Ano

l‘u dërgohet:

Z. Kushtrim Cukaj; Kryeministrit në detyrë të Qeverisë së Republikës së Kosovës; Ministrit në detyrë të Integrimeve Evropiane z. Blerim Reka; Sekretarit të Përgjithshëm të Zyrës së Kryeministrit; Arkivit të Qeverisë; Anëtarëve të Komisionit Disiplinor;

Këshillë juridike: Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës, brenda tridhjetë (30) ditësh nga dita e pranimit të këtij vendimi.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë