Loading…

Qeveria voton edhe për buxhetin në muajin mars

  • 12/02/2020 | 10:26

Qeveria voton edhe për buxhetin në muajin mars

Qeveria e Kosovës ka votuar sot në mbledhjen e rradhës për ndarjen e mjeteve buxhetore edhe për muajin mars, shkruan Gazeta Metro.


Ky vendim është marrë me kërkesë Ministrit të Financave, Besnik Bislimit, i cili tha se në pajtim me ligjin pasi që është plotësuar kushti ligjor ka bërë zgjatjen e mjeteve buxhetore në mënyrë që të mbulojmë periudhën deri më datën 28 shkurt.

“Shqyrtimi i propozim vendimit për të bërë ndarjen e mjeteve buxhetore edhe për muajin mars, derisa të bëhet miratimi i buxhetit”, tha Ministri i Financave, Besnik Bislimi.

Gjithashtu, Qeveria e Kosovës ka miratuar shfuqizimin e vendimit për rritjen e pagave që e kishte marrë Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj në dhjetor të 2017’s./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë