Loading…

Qeverinë e Haradinajt e ‘shpëtojnë’ deputetë egjiptianë dhe ashkali

  • 17/04/2018 | 14:33

Qeverinë e Haradinajt e ‘shpëtojnë’ deputetë egjiptianë dhe ashkali

Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka hapur konkurs për pjesëtar të rinj. Lajmi për hapjen e konkursit bashkë me kushtet e parapara për konkurrim pati edhe një  reagim nga ana e përfaqësuesve të komuniteteve në Kosovë.


Madje këta të fundit patën deklaruar se do të largohen nga koalicioni qeverisës nëse nuk korrigjohet konkursi për policë të rinj.

Reagimi i Policisë së Kosovës ishte i shpejtë duke premtuar që brenda 24 orëve ky konkurs do të korrigjohet.

Tashmë është bërë korrigjimi dhe në tekstin për konkurs shkruhet qartë se Policia e Kosovës i shërben gjithë popullit të Kosovës.

“Policia e Kosovës i shërben gjithë popullit të Kosovës. Ky shërbim ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet në përfundim të draft-konkursit.

Ky përmirësim i konkursit si plotësim i kërkesës së deputetëve të pakicave, e shpëton Haradinajn nga largimi edhe i dy votave.

Metro më herët raportoi se me largimin eventual të dy deputetëve nga pakica, Qeveria Haradinaj do të bëhej edhe më e brishtë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë