Loading…

Qeverisë i kërkohet ndërprerja e dialogut me Serbinë, Hoti thotë se s’ka arsye

  • 07/11/2020 | 15:46

Qeverisë i kërkohet ndërprerja e dialogut me Serbinë, Hoti thotë se s’ka arsye

Ngritja e aktakuzës ndaj Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ka bërë që skena partitë politike të ndryshojnë qëndrimet e tyre të mëparshme dhe të kërkojnë unitet mes vete, shkruan Gazeta Metro.


Një nga kërkesat e partive politike është ndërprerja e dialogut me Serbinë pas zhvillimeve të fundit nga ana e Gjykatës Speciale, ku figurat kryesore të UÇK’së janë arrestuar dhe po qëndrojnë në Hagë me dosje të Serbisë.

Partneri kryesor i koalicionit qeveritar Hoti, AAK po kërkon ndërprerjen e dialogut pas zhvillimeve të fundit ku Specialja o i akuzon krerët e UÇK’së, ku sipas saj janë dosje të fabrikuar nga serbët.

Edhe Lëvizja Vetëvendosje po kërkon ndërprerjen e dialogut me Serbinë, ata po akuzojnë Hotin se nuk udhëheq një qeveri legjitime dhe po i shkakton dëme vendit.

Pavarësisht dallimeve brenda koalicionit, Qeveria Hoti nuk sheh asnjë arsye të mos e vazhdojë bashkëpunimin me BE-në për zhvillimin e dialogut me shtetin fqinj. E qasje të tillë nga ekzekutivi për vazhdimin e dialogut po pret edhe vet Brukseli zyrtar.

Edhe shoqëria civile e shohin si të paqartë vazhdimësinë e dialogut me Serbinë. Madje në partinë e Albin Kurtit thonë se në këto rrethana politike procesi i dialogut nuk guxon të udhëhiqet nga kryeministri Hoti.//gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë