Loading…
Qilimi gjigant pastrohet pas 120 vitesh
  • 12/01/2019 | 11:14

Qilimi gjigant pastrohet pas 120 vitesh

Një qilim i veçantë në turqi i kohës së Sulltani Abdulhamidit II dhe Mbretit gjerman Wilhelm II, është nxjerrë nga pallati për t’u pastruar pas 120 vitesh, trasnmeton Gazeta Metro

Qilim peshon rreth 3 ton dhe mbulon një sipërfaqe prej 468 metrash katrorë. Qilimi është dizajnuar në përputhje me stolitë në muret dhe tavanin e Sallonit të Madh në pallat ndërsa Çapoğlu tha se qilimi është dërguar në një vend të veçantë për restaurimin që ishte i nevojshëm, sepse me kalimin e kohës ka pasur dëme të dukshme.

Larja e qilimit ishte një angazhim i përkushtueshëm, me ç’rast u përdor një detergjent i veçantë, i bërë nga ekspertë të Universitetit Teknik të Stambollit.

Ky qilim i njohur si “Hereke” qëndronte në dyshemen e sallonit të pallatit Yildiz, i punuar në vitin 1897. Për ta pastruar atë u ndërtua një pishinë e veçantë me mjete për ta përgatitur për procesin e restaurimit./gazetametro.net

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë