Loading…

Qindra objekte të rralla të ”Beatles” në ankand

  • 18/03/2017 | 09:31

Qindra objekte të rralla të ”Beatles” në ankand

Shtëpia e ankandeve “Drouot” do të nxjerrë nesër në ankand qindra pjesë të një koleksionuesi francez, fans i grupit mitik nga Liverpuli.


“Mbi kapakët shoqërues të diskut të parë “Sgt Pepper’s”, duhej të ishte Mahatma Gandhi, por producenti i EMI-t, Joseph Lookwood, nuk dëshironte të kishte probleme me indianët”, thekson koleksionuesi, Jacques Volcouve, i cili vuri në shitje 11 nga fletët shoqëruese në edicionin final, i njohur për galerinë e personazheve që shfaqeshin pas grupit.

Një pjesë u vlerësua rreth 10-15 mijë euro. Fotografi Ian MacMillan, i thirrur për të bërë kapakun shoqërues të “Abbey Road” (1969), ku shihet grupi duke kaluar rrugën në një rrugë këmbësorësh, do të bënte gjashtë foto, transmeton Agjencia Telegrafike Shqiptare

Pesë tirazhe nuk ishin të sukseshme, sepse ”Beatles” nuk ecnin me të njëjtin ritëm. Këto tirazhe janë vlerësuar rreth 10-15 mijë euro.

Dy kapakë shumë të rralla të 33 tureve “The Beatles Yesterday and Today”, publikuar vetëm në SHBA, në vitin 1966, janë vlerësuar 3-6 000  euro. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë