Loading…

Qipro kërcënon: Do të bllokojmë anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nëse nuk merrni masa ndaj Turqisë

  • 20/06/2019 | 17:29

Qipro kërcënon: Do të bllokojmë anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nëse nuk merrni masa ndaj Turqisë

Përveç lindjes së mesme nxehen gjakrat edhe mes grekëve e turqve, gazi natyror në detin rreth Qipros dhe pretendimet e dy shteteve kanë nxjerrë në pah konfliktin e vjetër përsëri, transmeton Gazeta Metro.


Turqia ka dhënë leje edhe për një anije të dytë që hulumton dhe kryen operacione për ekstraktimin e gazit natyror nga deti përreth Qipros. Qipriotët protestuan ashpër së bashku me grekët se këto anije turke po lëvizin ilegalisht në ujërat e shtetit të njohur nga bashkësia ndërkombëtare e po ashtu edhe anëtar i BE’së. Qipro javën e kaluar kishte lëshuar fletë arreste ndërkombëtare për marinarët e anijes turke që lundroi fillimisht në ujërat e pasura me gaz natyror.

Hiq më pak e ashpër në reagim ishte Greqia në reagimin e saj, Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras bëri thirrje që Turqisë ti dërgohet mesazh i qartë nga BE’ja, duke akuzuar Turqinë për shkelje të ligjeve ndërkombëtare dhe “cenim të sovranitetit evropian”.

Ky konflikt ka ndezur përsëri grindjet e vjetra dhe vetëm sa po shton tensionet mes Turqisë dhe aleatëve të saj perëndimor. Me SHBA’të dhe NATO ka mosmarrëveshje rreth blerjes së sistemit raketor rus që si pasojë la turqit të pezulluar nga programi i NATO’së për aeroplanët luftarak F-35.

Anëtaret e BE’së janë mbledhur në Bruksel për të vendosur për postet kryesore të bllokut evropian por një çështje ju ka dalë para të cilën nuk e kanë adresuar ende. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters pritet reagim i ashpër nga 28 anëtarët evropian. Anëtarët e BE’së kanë të gatshme me përgjigjen e duhur”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë