Loading…

Qirinj për Astritin

  • 07/11/2016 | 08:22

Qirinj për Astritin

Pasditen e së dieles sheshi i kryeqytetit u ndriçua nga qirinjë që u ndezën në kujtim të Astrit Deharit.

Astrit Dehari, aktivist i lëvizjes Vetëvendosje humbi jetën më datën 5 nëntor përderisa ishte duke qëndruar në burgun e Prizrenit përafërsisht që prej dy muajsh nën akuzën për terrorizëm.

Akuzë kjo e cila sipas Vetëvendosjes nuk ka asnjë dëshmi, shkruan gazetametro.net

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar zbardhje të rastit si dhe përgjegjësi institucionale për vdekjen e Deharit.

Mirëpo, për këtë vdekje brenda institucioneve korrektuese shtetërore as presidenti Hashim Thaçi e as kryeministri Isa Mustafa nuk kanë thënë ende asnjë fjalë të vetme.

Sot, ditë e hënë priten homazhe edhe në sheshin Nëna Tëreza në Tiranë, ka bërë të ditur lëvizja Vetëvendosje./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë