Policia e Kosovës ka njoftuar se sot do të nderohen viktimat e trafikut rrugor.
Sot, më datë 19 nëntor, përballë Teatrit Kombëtar do të bëhet ndezja e qirinjve në nderim të viktimave që kanë humbur jetën në aksidente trafiku. Njëkohësisht prezantimi i spoteve për vetëdijesim të pjesëmarrësve në trafik.
Kjo ditë shënohet me qëllim të përkujtimit të miliona njerëzve që humbin jetën në aksidentet rrugore në botë, por njëkohësisht edhe për mbështetje ndaj familjarëve të viktimave.
Aksidentet e trafikut tash e sa vite nuk janë sfidë vetëm e shoqërisë dhe vendit tonë, por një shqetësim i madh global, i cili në shumicën e vendeve të botës është vrasësi më i madh i njerëzve.
Ndezja e qirinjve fillon nga ora 17:00 përballë Teatrit Kombëtar në Prishtinë./gazetametro.net