Loading…

‘Qitash u djeg loja’: PSD thërret protestë për të shtunën, kërkon dorëheqjen e Kurtit

  • 19/03/2023 | 14:55

‘Qitash u djeg loja’: PSD thërret protestë për të shtunën, kërkon dorëheqjen e Kurtit

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka njoftuar se do të mbahet protestë të shtunën në ora 14:00 në sheshin ‘Zahir Pajaziti’, transmeton Gazeta Metro.


Arsyeja e kësaj proteste ka thënë se është marrëveshja e mbrëmshme e arritur në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka mandat për këtë ujdi.

”Marrëveshja e mbrëmshme është e dëmshme për Kosovën. Kurti nuk ka mandat për këtë marrëveshje.
Mashtrimi është i madh dhe i rrezikshëm për demokracinë dhe qytetarinë.”

”Prandaj të gjithë që jeni kundër marrëveshjes dhe kundër mashtrimit ju ftojmë në protestë, të shtunën në ora 14:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”!,” ka shkruar ai në Facebook.

Kujtojmë se pas takimit maratonik që zgjati më shumë se 10 orë Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell, tha se pala kosovare dhe ajo serbe janë pajtuar për Aneksin e implementimit të marrëveshjes drejt rrugës së normalizimit të tyre.

”Synimi i takimit të sotëm ishte që Kosova dhe Serbia të pajtohen si ta implementojnë marrëveshjen e pranuar në takimin e kaluar të nivelit të lartë më 27 shkurt. Sot ishte synimi si të zbatohet. Kjo do të thotë hapa praktikë se çfarë duhet të bërë, kur duhet të bërë, nga kush duhet të bëhet dhe si.”

Shpesh thuhet se djalli është në detaje por nganjëherë djalli është në orar. Ne kemi diskutuar për 12 orë për këtë dhe me kënaqësi që më në fund ne kemi një marrëveshje dhe si ta bëjmë këtë. Kosova dhe Serbia janë pajtuar për Aneksin e implementimit të marrëveshjes drejt rrugës së normalizimit mes tyre,” tha Borrell. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë