Loading…
QKK-ja hap konkursin për subvencionim të projekteve filmike për vitin 2019
  • 18/04/2019 | 16:59

QKK-ja hap konkursin për subvencionim të projekteve filmike për vitin 2019

QKK-ja ka hapur konkursin për subvencionim të projekteve filmike për vitin 2019, transmeton Gazeta Metro.


Këshilli Drejtues i QKK-së në mbledhjen e fundit, ka bërë të ditur se është hapur konkursin në këto kategori: konkursi për film të metrazhit të shkurtër dhe të gjatë artistik dhe dokumentar, konkursi për film të shkurtër të animuar, konkursi për film debutues të metrazhit të gjatë artistik, konkursi për koproduksion minor për film të metrazhit të gjatë artistik, konkursi për postproduksion për film të metrazhit të gjatë artistik si dhe konkursi për zhvillim skenari për film të metrazhit të gjatë.

Afati i fundit për të dorëzuar aplikimin për mbështetjen e projekteve filmike është 19 maj 2019.

Ndërsa afati i fundit për regjistrimin e shtëpive filmike në QKK është 10 maj 2019. Aplikimi bëhet online përmes faqes zyrtare të QKK-së.

Për më shumë klikoni linkun më poshtë./gazetametro.net

https://qkk-rks.com/sq-al/konkursi/

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë