Loading…
QKUK e kthen në punë gjinekologun që kreu abortin e të miturës nga Drenasi
  • 12/06/2019 | 18:38

QKUK e kthen në punë gjinekologun që kreu abortin e të miturës nga Drenasi

Gjinekologu, Fehmi Ahmeti i dyshuar për ndërprerjen e paligjshme të shtatzënisë së të miturës nga Drenasi në ordinancën e tij private është kthyer në punë.

Kjo pasi, Prokuroria ka marrë vendim për përfundimin e hetimeve ndaj gjilekologut Ahmeti.

Nga Zyra për Informim e QKUK-së kanë konfirmuar se kanë marr vendim për kthim në vendin e punës deri sa të del një vendim përfundimtar nga organet kompetente.

“Zyra për informim ju konfirmon se doktori për të cilin keni shprehur interesim është kthyer në punë, pasi që Prokuroria ka marr vendim për përfundim te hetimeve. Po ashtu, Oda e Mjekëve, ka konfirmuar se doktori në fjalë vazhdon të ketë licencë të punës në lëmin e gjinekologjisë dhe në bazë Ligjit të Punës, ku si institucion jemi te obliguar që brenda 6 muajve të larguarin përkohësisht nga puna ta kthejmë në punë ose t’ia ndërpresim kontratën e punës. Në këtë rast QKUK ka marr vendim për kthim në vendim e punës deri në një vendim përfundimtar nga organet kompetente”, ka thuhet në përgjigjen e QKUK-së për Indeksonline.

Ndryshe, kujtojmë që ndaj të pandehurit i ishte caktuar masa e arrestit shtëpiak prej datës 07.02.2019 deri me datë 06.03.2019.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë