Loading…

QKUK tregon se si është gjendja shëndetësore e nënë dhe bijës së plagosur në Fushë Kosovë

  • 28/01/2023 | 14:20

QKUK tregon se si është gjendja shëndetësore e nënë dhe bijës së plagosur në Fushë Kosovë

Mjeku kujdestar në QKUK, Ejup Govori ka dhënë detaje për gjendjen e dy grave të plagosura në Fushë Kosovë.


Në një deklaratë dhënë lajmi.net, ai ka thënë se gjendja e dy të plagosurave është stabile.

Ai ka bërë të ditur se relacioni i tyre familjar është nënë e bijë.

Govori ka bërë të ditur se nëna ka plagë serioze, në bark dhe në ekstremitete të poshtme, mirëpo që gjendja e saj është stabile.

“Ato janë në gjendje stabile. Gjendja e tyre është stabile dhe janë duke u kryer konsultat e nevojshme. Relacioni familjar është nënë e bijë. Gjatë gjithë kohës kanë qenë me vetëdije, janë komunikative, flasin komunikojnë”, tha ai.

Kujtojmë që në lidhje me rastin, nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur për lajmi.net se është identifikuar i dyshuari, mirëpo që i njëjti është arrestuar.

Dy viktimat janë plagosur sot para orës 12:00 në një zonë të banuar të Fushë Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë